• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Investigimi/ Firmat e ‘foltores’ së Sali Berishës me gjeneralitete false! Si plotësohet formulari për mbajtjen e Kuvendit pa qenë anëtar

17/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Investigimi/ Firmat e ‘foltores’ së Sali Berishës me gjeneralitete false! Si plotësohet formulari për mbajtjen e Kuvendit pa qenë anëtar
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së mërkurës u denoncuan parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.

formulari per firmatDenoncimi është bërë nga emisioni Fiks Fare, ku pas firmosjes së formularit në Sarandë nga ana e gazetares pa qenë delegat, anëtar i Kuvendit Kombëtar apo anëtar i Partisë Demokratike, pasoi me dy firmosje formulari të tjera .

Emisioni tregoi me zë dhe figurë firmosjen nga gazetarët e tij të dy formularëve me identitet fals në ‘Foltoren’ e mbajtur në Fushë Krujë.

Askush nuk u kërkoi një dokument identifikimi apo anëtarësimi, thjesht u dhanë formularët për plotësim dhe firm.

E gjitha ndodhi vetëm pak minuta se vetë Z. Sali Berisha të paraqitej në ‘Foltoren” e radhës në Fushë Krujë ditën e djeshme më dt 16 nëntor 2021.

Gjatë pritjes së mbërritjes së Berishës gazetarët e Fiksit i kërkuan një anëtari të PD-së formularë për t’i plotësuar dhe firmosur. Pa nguruar ai u solli dy formularë pa i pyetur as nëse ishin delegat apo anëtar të PD-së.

Gazetarët marrin formularët dhe pa asnjë pengesë në një ambient pak më të qetë i plotësojnë duke përdorur gjeneralitete false. Pas plotësimit, formularët ia dorëzojnë të njëjtit person, anëtarit të PD-së. Menjëherë pas firmosje mbërrin edhe z. Berisha.

Në ndryshim nga firmojsa e formularit në Sarandë, askush nuk filmoi nga anëtarët e pranishëm apo organizatorët për të dokumentuar firmosjen e formularëve dhe me video.

formulari 1

Foltroja e Berishës në Fushë – Krujë

Anëtari i PD-së – Të duhen formularë?

Fiksi – Po formularë që ta plotësojmë.

Anëtari i PD-së -Do shkruani edhe, seksionin dhe funksionin.

Fiksi – Po po po.

Anëtari i PD-së – Plotësojini saktë, mos të bëni ndonjë gabim nai gjë.

Fiksi – Jo jo i plotësoj unë, nuk ka problem edhe t’i sjell unë, mos e vrit mendjen.

Anëtari i PD-së – Ok, jashtë jam.

Fiksi – Po pa merak.

Anëtari i PD-së – rrofsh, falemindetrit.

Fiksi – Asgjë.

Gazetarët plotësojnë formularët me të dhëna false

Share205Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In