• Kontakt
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dosja italiane e Taçit, nxjerr bllof “regjizorin” e Babales, Salianjin

17/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Dosja italiane e Taçit, nxjerr bllof “regjizorin” e Babales, Salianjin
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ervin Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane.

Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian dhe qe PD e beson.

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike përdor burime ekuivoke për të ushqyer politikën e saj sulmuese, që pikërisht për këtë arsye, degjeneron në shpifje dhe bëhet e pabesueshme.

Rasti i fundit ndodhi dje në sallën e Kuvendit, ku Ervin Salianji (tashmë i dënuar edhe për shpifje për dosjen “Babale”) ka keqpërdorur një fragment të dosjes së Rezart Taçit mbi pastrimin e mbi 18 milionë euro të mafias siçiliane, për të sulmuar ish-zv-kryeministrin Erion Braçe.

Po çfarë ka ndodhur?

Salianji gjatë debatit në Kuvend akuzoi Erion Braçen sikur ishte përmendur në përgjimet e Rezart Taçit të realizuara nga prokuroria italiane. Realiteti është komplet i kundërt dhe përgjimet jo vetëm që nuk kanë lidhje fare me Erion Braçen, por tregojnë shitmendjen që Rezart Taçi ka përdorur për të qetësuar grupin mafioz siçilian, i cili ishte i shqetësuar mbi fatin e shumës mbi 18 milionë e 400 mijë euro të depozituar në Alpha Bank në Tiranë e që ishte bllokuar nga agjencia antiriciklim e Ministrisë së Financave dhe nga Spak që në fund të korrikut 2021.

Përgjimet janë përmendur në faqet 40 dhe 41 të dosjes, të cilat Report TV e disponon dhe i referohen një bisede që është bërë në datën 18 tetor 2021 midis Fabio Petruzella-s dhe bashkëjetueses së tij Marina.

Gjatë bisedës telefonike Fabio fillimisht tregon që Rezart Taçi i ka garantuar që po bën gjithçka për të zhbllokuar ato para’: “Duke folur deri te kryeministri”, edhe se pastaj preçizon se “bëhet fjalë për zv.kryeministrin”. Këtu është gafa e parë e Salianjit, pasi me 18 tetor 2021 Erion Braçe nuk ishte më zv/kryeministër prej disa muajsh dhe në vendin e tij ndodhej Arben Ahmetaj, për të cilin Rezart Taçi mund t’i referohej.

Por shitmendja e Taçit është e dukshme dhe e verifikueshme: Në fakt që nga 5 gushti 2021 SPAK-u kishte përfshirë në procedurën e sekuestrimit të shumës Prokurorinë e Palermos, pra asnjë autoritet shqiptar, as politik dhe as gjyqësor, nuk mund të kishte asnjë shans për të çliruar shumën e mbi 18 milionë e 400 mijë euro pa shkaktuar një skandal ndërkombëtar.

Por jo vetëm kaq. Gjithnjë sipas përgjimeve, Rezart Taçi do t’i kishte shpjeguar Fabio Petruzellës që po priste një zgjidhje nga “zv.kryeministri, nga i cili, drejtori i Agjencisë Kundër Pastrimit të Parave kërkonte rikonfirmimin në detyrë, në këmbim të masës për zhbllokimin e parave”.

Në fakt edhe kjo është një gënjeshtër e verifikueshme pasi jo vetëm Drejtori i Agjencisë kunder Riciklimit të parave nuk kishte më asnjë kompetencë mbi atë shumë, duke lajmëruar ndërkohë në mënyrë korrekte SPAK-un, por edhe mandati i tij nuk po skandonte. Në fakt që prej 2019, mandati i Drejtorit Antiriciklim është pa kufi.

Një tjetër gënjeshtër e përmendur nga Ervin Salianji është se në Dosjen e Rezart Taçit përmendet Ministri i Financës. Në 90 faqe që Report TV i ka lexuar, ministrja e Financave nuk përmendet asnjëherë, ndërkohë që në një tjetër shitmendje të Rezart Taçit, gjithmonë sipas Fabio Petruzella-s “ai (Taçi) po paguan gjithë ministrat”, për të liruar shumën. Gjë që nuk ka asnjë kuptim, pasi siç e kemi parë asnjë ministër nuk kishte dhe nuk ka asnjë kompetencë për të zhbllokuar një llogari bankare të sekuestruar nga prokuroria.

Do të mjaftonin këto verifikime të thjeshta për të shmangur gafën e radhës të Ervin Salianjit, i cili përaqëson sot një pjesë të Partisë Demokratike që pretendon të distancohet nga Sali Berisha dhe nga metoda e tij politike, por që në të vërtetë, vazhdojnë të ndjekin logjikën e denigrimit politik nëpërmjet shpifjes.(Shqiptarja.com)

Share206Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In