• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Djemtë e Harvardit”, gati të hapin negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë. Në 3 qytete shqiptare u votua për zgjedhjet bullgare

16/11/2021
in Aktualitet, Diaspora
A A
“Djemtë e Harvardit”, gati të hapin negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë. Në 3 qytete shqiptare u votua për zgjedhjet bullgare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bullgaria zhvilloi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend, ku pas tyre pritet të dalë më në fund një qeveri stabël.

Kjo është mjaft me interes për Shqipërinë, pasi pikërisht nga Bullgaria varet qëndrimi që do të marrë BE për nisjen e Konferencës Ndërqeveritare për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri tani Bullgaria ka vënë veton.

Në zgjedhjet e së djelës ka fituar një parti e re, e krijuar nga ministrat e kabinetit të ekspertëve të qeverisë që kishte ngritur Presidenti i vendit Rumen Radev, pas dështimit dy herë rresht për krijimin e një mazhorance të qëndryeshme parlamentare, të cilët quhen “Djemtë e Harvardit”, pasi janë shkolluar në SHBA. Këto janë zgjedhjet e treta rresht që zhvillohen në një distancë prej pak muajsh.

Partia “Po e vazhdojmë ndryshimin” ka dalë parti e parë dhe pritet të bëjë koalicion me tre formacione të tjera politike, duke përfshirë edhe socialistët që tashmë janë në vendin e katërt. Partia fituese ka përjashtuar si partner koalicioni vetëm GERB-in e ish-kryeministrit Borisov, si dhe partinë e pakicës turke.

Ndërkaq, siç bën të ditur Radio Bullgaria, liderët e partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrimin bullgar në negociatat me Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Agjencinë Maqedonase të Informacionit Mediatik, ata thanë:

“Ne duam një qasje të re për zgjidhjen e problemit midis Shkupit dhe Sofjes. Këtë herë, nëse varet nga pala bullgare, politikanët nuk do të jenë problem”, tha Petkov. Vasilev shtoi se në marrëdhëniet mes dy vendeve duhet thënë më shumë për të ardhmen dhe të tashmen.

Në lidhje me pretendimet se Bullgaria është nën presion të madh nga Shtetet e Bashkuara për këtë çështje, Petkov u përgjigj: “Nuk ka njeri në këtë planet që do të na merrte telefon dhe do të na thoshte ta bëni këtë sepse ju thashë.

E vetmja mënyrë që dikush të na detyrojë të bëjmë diçka është të na bindë se kjo është gjëja e duhur për Bullgarinë”.

Po siç bën të ditur radio Sofia, takimet e formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin” me BSP-në, “Ka një popull të tillë” dhe “Bullgaria Demokratike” po shkojnë drejt krijimit të një mazhorance qeverisëse.

Të gjithë pjesëmarrësit ranë dakord se është e rëndësishme që vendi të ketë një qeveri të rregullt. Synimi është që në fund të negociatave të kemi një program të qartë.

Bisedimet do të vazhdojnë javën e ardhshme në formatin e ekspertëve dhe duhet të mbarojnë me nënshkrimin e një marrëveshjeje të koalicionit. Në bisedime e kryesuara nga Kirill Petkov dhe Asen Vasilev morën pjesë liderët e tri formacioneve të ftuara, Kornelija Ninova, Sllavi Trifonov dhe Hristo Ivanov.

Ndërkaq, në Shqipëri ka pasur tre qendra votimi ku kanë votuar të gjithë shqiptarët që kanë shtetësi bullgare, që janë një numër i konsiderueshëm.

Qendra votimi pa pasur në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe në Kukës.

Javën e ardhshme në këto qendra do të bëhet sërish votim për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kun ë të parin presidenti actual, gjenerali i flotës ajrore Rumen Radev, nuk fitoi 50% të votave vetëm për pak.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In