• Kontakt
Friday, September 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Mentor Kikia: As bukë, as ujë, vetëm “Përputhen” dhe lloqe politike … Ose një vështrim i trishtë mbi median shqiptare

13/11/2021
in Blog
A A
Mentor Kikia: As bukë, as ujë, vetëm “Përputhen” dhe lloqe politike … Ose një vështrim i trishtë mbi median shqiptare
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Episodi 1:

Më telefonoi drejtuesja e një programi në një TV:
-Vjen sonte në programin tim?
-Për çfarë do të diskutohet?
-Për çfarë? Për PD-në, për çfarë tjetër?
-Po pse vetëm për PD-në, sot ishte protesta e fermerëve, interesante.
-Nuk shikon njeri gjë tjetër veç politikës…

Episodi 2:

Gjatë një debati në një emision, e ngrita tonin në komunikim me një koleg dhe gjatë pauzës së reklamave i kërkova ndjesë. Ndërhyn moderatori:
-Ndjesë, po ca ndjese more por zihuni pak aty, s’na shikon njeri po nuk pati pak sherr.

Episodi 3:

-Do të filloj një program të ri- më tha drejtuesi i një kanali televiziv.
-Me çfarë tematike?
– Ja mo me lloqe, nga këto me thashetheme grashë?
-Po pse nuk bëni ndonjë gjë më serioze, programe edukative për fëmijë, rininë, gjera sociale…
-Ça serioze more, lloqe do ky milet e shikon ti se çfarë ndjekin apo jo?

Episodi 4

Në një program debatohet 1 orë e 30 minuta dhe mediat online referojnë të gjitha vetem një diskutim: Shpërthen Filani kundër Fistekut: Ti je i shitur, të paguajnë të flasësh kështu.
Në një tjetër program flitet 2 orë e gjysmë dhe mediat citojnë betem mje gje: Filani tha: Shqiptarët nuk janë të varfër, ata hanë vetëm pula, çdo ditë.

…Episodi N:

Çdo ditë emisionet e mëngjesit mbushen me telefonues që japin mend se si duhet të bëhet Shqipëria, si zgjidhet kriza e opozites dhe shajnë mbarë e prapë njëri-tjetrin.
Ka të paktën 35 programe të tilla në javë vetëm në TV-të e Tiranës. Shtoju dhe ato lokale dhe shumën gjejeni vetë.

Dini ju ndonjë program edukativ për fëmijët?
Ndonjë program edukativ për rininë?
Ndonjë program për problemet të shoqërisë, problemet sociale, mjedisit….
Ka tek-tuk ndonjë program modest ekonomie…

Përse nuk ka? Nuk “shesin” – thonë producentët, pra nuk i shikon njeri.
Pra është faji i popullit që do vetëm programe “të degjeneruara” me “thashetheme kurvash” dhe sherre politike?

Pra, ky popull meriton qëverinë që ka, klasën politike që ka, por meriton edhe median që ka, apo jo?

Unë dua ta shtroj për diskutim këtë çështje: Vërtet shqiptarët duan vetëm këtë lloj ushqimi mediatik dhe mediat i gatuajnë vazhdimisht të njëjtën gjë? Apo janë mësuar me këtë menu, ngaqë nuk u kanë vënë gjë tjetër përpara?

Unë nuk po tentoj të zbuloj vetëm realitetin e trishtë, mjerisht të trishtë, si në kampin e medias ashtu dhe në atë të konsumatorit të medias. Por dua të mësoj nëse kjo është vërtet kështu.

Unë jam duke punuar për të nxjerrë në transmetim një program. Dua të flas për probleme që lidhen me shoqërinë, korrupsionin, edukimin e rinisë, mjedisin, shkollën, dhunën, (in)tolerancën fetare dhe jo vetëm ….

Por, a mund të jetë kjo një meny më e mirë?

Unë e di që shumë prej jush jeni të gatshëm ta sulmoni median, si shërbëtore të politikës. Por ama ju jeni ata që e ndiqni atë që ajo ofron. Jeni ju që çdo lajmi me sherr i jepni mijëra shikime në rrjet. Nëse shikuesi do çdo natë dozën e tij të çorbës, atëherë të jeni të sigurtë, çorbë do ju gatuajnë çdo natë.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In