• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nuk janë zhdukur barinjtë, janë zhdukur tufat!

07/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Nuk janë zhdukur barinjtë, janë zhdukur tufat!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ministria e Bujqësisë është bërë virale në rrjet për shkak të konteksti komik me të cilën u përpoq të zgjidhte një problem që në fakt po kthehet në tragjik dhe që është zhdukja e tufave malore .

Në jug të Shqipërisë nga Kurveleshi deri në Zagorie dhe Përmet, numri i tufave realisht në fshatra është përgjysmuar pavarësisht statistikave që mbarten në mënyrë empirike nga viti në vit. Edhe ato tregojnë rënie, por jo aq sa është në të vërtet.

Problemi, nuk është se janë zhdukur barinjtë, por janë zhdukur tufat. Ata që ishin barinj, janë ndoshta dhe pa punë, por nuk kanë më leverdi të mbajnë tufa në mal, për shkak të konkurrencës që u bën tregu me qumësht të importuar nga vendet fqinje me kosto të ulët.

Një përpjekje për të ulur tvsh e shitësit të qumështit në 6 për qind, me arsyetimin se do të ndihmonte barinjtë që prodhonin qumësht në fakt i shkatërroi ata, pasi favorizoi tregun rajonal të fuste qumështin e stallave me efikasitet të lart prodhimi, duke nxjerr jashtë loje tufat. Nëse qeveria do të ndihmojë barinjt e maleve shqiptare, ajo duhet të kompensoj direkt cdo litër qumështi të dorzuar me faturë tatimore në baxhot që grumbullojnë ato prodhime.

Kompensimi direkt për produktin është e vetmja ndihmë konkrete, pasi edhe favorizon formalizmin e barinjve, edhe u jep ndihmë të mbijetojnë. Ulja e TVSH është mekanizëm tregu dhe në treg ata janë pakicë në zhdukje, sic po ndodh në të vërtet.

Qeveria shqiptare sidomos kjo e Edi Ramës që shumicën e ministrave të bujqësisë i ka nga ata që kujtojnë se “qumështin e bën dyqani”, dhe jo lopa apo dhija, duhet të bëj dallim të fort mes qumështit dhe bulmetit të prodhuar nga tufat në mal dhe atij të prodhuar nga stallat e organizuara me objektiv qumështin mishin dhe produktet e tjera.

Jo se të dytat janë të këqija, përkundrazi janë garantuese të tregut, por cilësia e produkteve të tufave ka qenë deri më sot krenaria e produkteve shqiptare në jug dhe veri të Shqipërisë në favor të turizmit. Tani në Jug nuk ekziston më thuajse fare mishi i jugut. Një kg mish i pjekur tani shkon në 24 mij lek të vjetra nga 14 që ka qenë disa vite më parë. Dhe në këtë çmim shpesh herë nuk ka ndershmëri pasi është mish i importuar nga Greqia fqinje apo vende të tjera.

Qumështi nga i cili behët kryesht djathi që “lavdërohen” disa kompani që vënë emra të jugut në etiketat e djathit, po ashtu nuk është nga tufat, por nga stalla ku rriten me produkte të gatshme dele rrace, dhi, apo lopë.

Pra tufat po shkatërrohen dhe po i shkatërron tregu. Ministria është bërë personazh humori, pasi mendon se ka tufa në mal por nuk ka barinj që të shkojnë të ruajnë. Në fakt barinjtë që kanë shitur tufat po merren me punë të tjera, jo se ajo ishte punë e lodhshme, por se ishte punë pa leverdi për ta.Ata po shisnin një litër qumështi dhie të prodhuar në maj të malit 2000 m, me 60 lek, me çmimin e gjysmë litre uji, të mbushur në Yzberisht me etiketa malesh.

Unë mund të sfidoj këdo zyrtar të qeverisë që citon statistika të tjera dhe të shkojmë të numërojmë bashkë barinjtë që kanë shitur tufat që nga Kuçi deri në Sheper dhe që nga Skrapari deri në Zagorie. I kanë shitur se i ka mundur tregu dhe politika e pamenduar fiskale e qeverisë sidomos pas vitit 2018.

Rezultati është që sot një bari nuk ka leverdi të shkoj me dele apo dhi në mal, kur tregu është i mbushur me qumësht importi, për shkak të favorizimit që ka nga tvsh e ulur në 6 për qind dhe rrethana të tjera diskriminuese sic ka qenë kompensimi qesharak vetëm për disa tufa që aplikonin më shpejt se të tjerat, që në fakt përveçse ishin shumë pak, ishin dhe diskriminuese pasi prishnin tregun.

Nëse nuk ke pare për të gjithë mos i jep askujt, ose ndaj më pak por për të gjithë. Ajo tallja që një vëllai bari i jep pare, se ka aplikuar një ditë me herët se tjetri, nuk e di çfarë nxit në tregun e tufave, përveç kujtimit te radhës së qumështit dikur, që merrte vetëm ai që zgjohej më herët.

Gjithë këto nuk favorizojnë tufat në male, ose tufat tradicionale, që sjellin produktet me cilësi të lart sic është produkti që vjen nga kullotat malore të Shqipërisë, duke e futur atë në konkurrencë me qumështin pluhur apo qumështin e prodhuar në stalla të dedikuara për prodhim masiv.

Ndaj Ministrja e Bujqësisë, nuk meriton të tallet pse kërkon të bëj akademi për barinjtë, se ende nuk kemi mbritur tek dita që nuk dimë të ruajmë delet. Ne jemi akoma tek periudha që më shumë dimë të ruajmë dele, se të drejtojmë shtetin, por puna është që nuk ka më leverdi të ruash dele dhe dhi, por te drejtosh shtetin. Nuk është çështje vështirësie, por çështje tregu, mbi të gjitha çështje të ardhurash. Ne nuk kemi më tufa, pasi barinjtë nuk kanë më të ardhura dhe jo se është punë e vështirë. Se e rënd është dhe puna e ministrit, po ja që dhe kjo e Bujqësisë e përballon. Se ka të ardhura!

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In