• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

Ndihmësçiraku, këpucari 99-sh që nisi shembjen e kishave e xhamive

07/11/2021
in Dosja X
A A
Ndihmësçiraku, këpucari 99-sh që nisi shembjen e kishave e xhamive
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndër të fundit anëtarë të Byrosë Politike kriminale të Partisë së Punës Rita Marko vdiq kur kishte hyrë në vitin e 99 të jetës.

Në të tilla raste, propaganda me origjinë nga ajo e vjetra e regjimit komunist, përpiqet të sjellë një trajtim të atillë që të jepet përshtypja se i kaluari në jetë tjetër është “personalitet politik”.

Rita Marko i takon brezit të paditurve që morën drejtimin e Shqipërisë pas luftës civile të viteve 1943-1944, të cilët pas krimeve të shumtave, eksperimenteve të njëpasnjëshme, e çuan Shqipërinë në një prej humnerave më të thella. Pikërisht këtë kategori kishte mjaft për zemër Enver Hoxha. Rita ishte modeli i servilizmit dhe shpirtligësisë. Mbante shënime para E.Hoxhës edhe kur ai ishte duke pirë apo ngrënë.

E ç’mund të jetë një shtet që drejtohet nga të paditurit? Për brezin e sotëm kujtohet se është grua, por në fakt është burrë.

Me origjinë nga Bestrova e Vlorës, Rita Marko ishte bir i një bariu. Punoi si ndihmës çirak te një këpucar. Ishte me arsim fillor, ndërsa në vitin 1944 shihet si komisar batalioni në brigadën e 4-të. Pas lufte Rita ishte komisar në regjimentin e Delvinës dhe sekretar politik në qytetit ose Rrethit të Korçës.

Në vitet 1950 –1951 është ministër i Industrisë. Në vitin 1950 zgjidhet anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1956 – 1990 anëtar i Byrosë Politike. Më 1951 – 1966 sekretar i KQ të PPSH-së.

Në funksionin e sekretarit, Rita mbulonte organet e diktaturës, Sigurimin e Shtetit dhe përgjigjej për vendimmarrjen e tij. Rita ka pasur edhe funksione të tjera, ndër të cilët kujtohet se në vitet 1966 – 1970 ishte sekretar i parë i Komitetit të PPSH-së në Rrethin e Durrësit. Pikërisht këtu nisi aksionin e prishjes së kishave dhe xhamive të këtij rrethi, veprim që u pasua në mbarë vendin.

Ndërsa në vitet 1966 – 1976 e 1982 – 1991 ishte nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Rita Marko u arrestua në fund të vitit 1991. U dënua dy herë: një herë në vitin 1994 për shpërdorime dhe në vitin 1996 për gjenocid. Doli nga burgu pas ngjarjeve të vitit 1997. Deri në fund mbeti një stalinist i vendosur.

Kishte tre vëllezër të cilët u bënë oficerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (sigurim) dhe të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore.

Tani një copëz arkivore, ku Rita Marko pranon para partisë se është pa kulturë e inferior. Gjatë diskutimit të kandidatëve të Komitetit Qendror, më 3.4.1952, kur po diskutoheshin biografitë e tyre, Rita Marko thotë: “Pas plenumit të 9-të (23 shkurt 1951) u bëra sekretar i KQ. Në fillim u shtypa në vetvete dhe mendova se është një barrë mjaft e rëndë dhe kjo lidhet me sensin e inferioritetit që kam unë dhe që më ka penguar në disa çështje. Kjo vjen edhe nga mungesa e kulturës. Edhe në punë, unë kam mjaft të meta”./55News.al/

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In