• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

“Die Welt” sulmon Italinë/ Mafia pret shi eurosh nga Brukseli,Merkel duhet të rezistojë! Reagon Di Maio: Gjermania të distancohet nga ky aludim i turpshëm

09/04/2020
in Bota
A A
“Die Welt” sulmon Italinë/ Mafia pret shi eurosh nga Brukseli,Merkel duhet të rezistojë! Reagon Di Maio: Gjermania të distancohet nga ky aludim i turpshëm
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Zonja Merkel, qëndro e pathyeshme!” – titullohet një artikull i gjermanes “Die Welt” në versionin online, një artikull që mban firmën e editorialistit Christoph B.Schiltz, i cili i kërkon qeverisë gjermane që të mos dorëzohet përballë kërkesave të Italisë për “coronabond”. Një artikull që ka shkaktuar zemërim të madh në Itali, ku reagimet kanë qenë të shumta.

“Një qëndrim i turpshëm dhe i papranueshëm. Shpresoj që qeveria gjermane të distancohet. Italia qan sot viktimat e koronavirusit, por ka qarë edhe viktimat e mafies. Nuk dua të bëj polemika, por nuk e pranoj në këtë moment që të ketë të tilla qëndrime”, – ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luixhi Di Maio për “Uno Mattina” në lidhje me artikullin e të përditshmes gjermane.

Në brendësi të artikullit shkruhet mes të tjerash se Italia dhe mafia po presin financime dhe shi eurosh nga Bashkimi Europian. “Solidariteti është një kategori e rëndësishme e Europës, por sovraniteti kombëtar përballë zgjedhësve është thelbësor”, – shkruan “Welt”. Solidariteti duhet të jetë bujar, por në artikull shtrohet pyetja: “pa limit dhe pa kontroll?”

“Duhet të jetë e qartë se në Itali, ku mafia është e fortë dhe po pret financime të reja nga Brukseli, fondet duhet të lëvrohen vetëm për sistemin shëndetësor dhe jo për sistemin social dhe fiskal. Natyrisht, italianët duhet të jenë të kontrolluar nga Brukseli dhe duhet t’i përdorin fondet konform rregullave. Edhe në krizën e koronavirusit, principet thelbësore duhet të vlejnë akoma”, – mbyllet artikulli.

“Kjo nuk është një lojë, nuk është një ndeshje mes dy apo më shumë vendesh, – ka shkruar pastaj në profilin e tij në Facebook Di Maio. Njerëzit po humbin jetën dhe Europa e ka për detyrë të reagojë. Duhet një mesazh uniteti dhe nuk duhet ta kërkojë Italia, por i gjithë populli europian”.

Në të njëjtën linjë është edhe Sergio Battelli, presidenti i komisionit politik në Bashkimin Europian, i cili shprehet: “Kur duhen marrë vendime të rëndësishme, “Die Welt” nxjerr në pah anën më të keqe të propagandës së saj anti-italiane. Shpresoj që Berlini të distancohet. Nëse ndonjë vend i Bashkimit Europian nuk dëshiron të ndihmojë, te ketë kurajën ta thotë hapur. Do të dimë se çfarë do të bëjmë”.

“E turpshme! Lani gojën kur flisni për Italinë”, – shkruan në Facebook lideri i “La Lega”, Matteo Salvini. Ai fton të ruajë qetësinë Andrea Romano, deputetin e PD dhe anëtar të komisionit të jashtëm. “Para se t’i shpallim luftë Gjermanisë, sugjeroj që të bëjmë dallimin mes shtypit dhe qeverisë gjermane”.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In