• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA sytë te Celibashi! Fati i Berishës në duart e KQZ: Precedentët “Doshi dhe “Hoti” mund t’i heqin mandatin e deputetit

05/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
SHBA sytë te Celibashi! Fati i Berishës në duart e KQZ: Precedentët “Doshi dhe “Hoti” mund t’i heqin mandatin e deputetit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha rrezikon të humbasë mandatin e deputetit. Pas shpalljes “non grata” nga SHBA u diskutua disa herë se ai ishte objekt i ligjit të dekriminalizimit, por dje është rihapur si çështje.

Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimet për Tom Doshin, pas një kërkese që iu bë nga KQZ para zgjedhjeve të 25 prillit. Komisioneri Ilirian Celibashi dërgoi për verifikim në prokurori 28 emra të dyshuar se preken nga ligji i dekriminalizimit, mes të cilëve dhe Tom Doshin.

Arsyeja e kërkesës për të lidhet me shpalljen i padëshiruar në SHBA. Ambasadorja Kim e bëri të qartë se emrat “non grata” nuk kanë vend në Parlament dhe KQZ tentoi një manovër duke ia kaluar topin prokurorisë. Tom Doshi dha dorëheqjen si deputet, por prokuroria ka vijuar hetimet dhe dje ia kaloi topin po KQZ.

Organi i akuzës ka renditur dënimet për Doshin, por shprehet se i takon KQZ-së të vendosë nëse ai preket apo jo nga ligji i dekriminalizimit. Tani topi është te komisioneri Celibashi, i cili duhet të vendosë nëse shpallja “non grata” përbën shkas për të penalizuar kandidatët apo të zgjedhurit. Por precedenti “Doshi” vendos dhe fatin e ish-kryeministrit Berisha. Edhe ky i fundit është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA, por ndryshe nga Doshi, KQZ nuk ka ndërmarrë asnjë nismë për të.

Vendimi për Doshin mund të sjellë dhe hapjen e procesit të verifikimit për Berishën, pasi nëse KQZ vendos precedentin e përjashtimi të emrave “non grata”, ish-kryeministrit i hiqet mandati i deputetit. Neni i cili mund të penalizojë Brishën, është neni 2 i ligjit të dekriminalizimit, i cili shprehet:

“Ndalimi i parashikuar nga pika 1, e këtij neni, zbatohet edhe ndaj personave: a) që janë dënuar me një vendim jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, apo për të cilët është vendosur masë sigurimi personal dhe/ose është lëshuar një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale, të parashikuara në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni. Për personat që plotësojnë kushtet e këtij paragrafi, ndalimet zbatohen në përputhje me pikën 5, të nenit 10, dhe pikën 1, të nenit 16, të këtij ligji”.

Rasti i Elda Hotit

Në KQZ pak ditë më par mbërriti një ankesë ndaj deputetes së PD, Elda Hoti, ku thuhej se ajo nuk ka deklaruar saktë të dhënat në formularin e dekriminalizimit. Një qytetar, pretendon se Hoti ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

Shkresa që mban firmën e ankuesit Llesh Nikolli i është dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi ndërsa për dijeni i është dorëzuar edhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë. Në ditët në vijim KQZ duhet të mblidhet për këtë rast dhe nëse deputetja penalizohet, atëherë mund të kthehet sërish në precedent për t’i hequr mandatin ish-kryeministrit Berisha.

Pak ditë më parë dolën fakte në media se ai ka ndërruar datën e lindjes, por këtë gjë nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Në të dhënat që janë publikuar nga regjistri fillestar i gjendjes civile, datëlindja e tij është 1 korrik 1944. Më pas ai e ka ndryshuar duke e vendosur 15.10.1944. Ky ndryshim nuk reflektohet në formularin e dekriminalizimit.

Nëse KQZ në rastin e deputetes Hoti vendos që mosdeklarimi i saktë i gjeneraliteteve sjell heqjen e mandatit, atëherë kjo mund të penalizojë edhe ish-kryeministrin. Tashmë duket se sytë janë te KQZ dhe amerikanët janë më të interesuarit të shohin vendimet finale. /Kliti Topalli

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In