• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ka një zhgënjim nga reforma… por për Berishën

04/11/2021
in Blog
A A
Meta vazhdon te flas përçartë! I uron shërim Trump dhe nuk komenton letrën për “hasmin” e tij Rama! Sulmon qeverin për padit e koncensioneve të tij me Berishën… Lojë korruptive të disa zyrtarëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha i ngjan sot një fëmije të frikësuar që futet në pyll dhe këndon me zë të lart një këngë që t’i japë zemër vetes. Është duke kënduar i vetëm me zë të lartë “fitore”, “fitore” se shqiptarët janë zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi.

Që kënga të bëhet më e plotë, duhet të shënojmë që teksti i saj është shkruar nga zëdhënësja e Berishës, që tani drejton një TV privat. Domethënë, Berisha është njëkohësisht, autor i tekstit, këngëtar i tekstit, dhe duartokitësi i vetëm i tekstit.

Në fakt është i frikësuari i madh i tij, pasi ai e di të vërtetën. Dhe e vërteta është kundër tij.

Pritshmëria e shqiptarëve për Reformën në Drejtësi është një histori e pashembullt në rajon. 95 për qind e shqiptarve ishin pro saj në momentin që u miratua dhe për gati katër vjet, shqiptarët po presin me dhëmbë të shtrënguar që ajo të funksionojë.

Për këto katër vite, Sali Berisha ka bërë gjithçka që ajo të dështojë, ka nxitur revolucione, ka nxitur djegie mandatesh, ka nxitur bllokim votimesh dhe rrëmuja. Në fund po shetit në “Foltoren” e tij nga qyteti në qytet.

Kur shqiptarët pyeteshin dhe pyeten përse duhej Reforma në Drejtësi, kur ata ishin shumë entiziastë dhe tani më pak entuziastë, ata kishin parasysh vetëm një njeri; që Reforma në Drejtësi duhej për Sali Berishën.

Kur ata kërkonin të ndryshohej drejtësia, kur kërkonin të merrte fund një kastë gjyqtarësh e prokurorësh që për 30 vite kishin konsoliduar pandëshkueshmërinë , kishin paraysh vetëm Sali Berishën dhe ushtarët e tij në drejtësi.

Kur shqiptarët rritën shpresat tek SPAK dhe institucionet e para të vetingut, kishin parasysh, gjëmat e familjes Berisha; që nga Gërdeci, 21 Janari, historitë koruptive të vajzës, dhëndrit, djalit dhe gruas së Sali Berishës, siç e thotë dhe epitafi i Listës së Zezë së SHBA.

Kur Reforma në Drejtësi, u shndërrua në një “fe” të re për ta, kishin parasysh se më në fund një njeri që përdhunonte e poshtëronte publikisht; prokurorë e gjykatës, president dhe opozitarë , duke kontrolluar drejtësinë, dhe që ishte Sali Berisha, do të merrte fund.

Sot ka plot shqiptarë të zhgënjyer nga Reforma në Drejtësi. Por ata janë të zhgënjyer pikërisht pse ende Sali Berisha dhe familja e tij është e lirë. Ata nuk janë zhgënjyer nga reforma, por nga vonesa e saj, nuk janë zhgënjyer nga mosbesimi për drejtësinë e re, por nga fakti që ajo ende nuk po godet Sali Berishën, simbolin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Nuk janë zhgënjyer nga mosbesimi, por nga padurimi.

Dhe Sali Berisha e di këtë. Ai nuk është i gëzuar që shqiptarët janë zhgënjyer nga vonesa e drejtësisë. Ai është i tmerruar, por shpreson, se duke bërë fakt të kryer me propagandë, se drejtësia po dështon, ai mund t’i japë zemër të vetëve dhe ta quajë veten të shpëtuar.

Në fakt, të gjithë janë të mërzitur nga pak pse ai dhe familja e tij kriminale janë të lirë. Është normale që për çḑo shoqëri, e cila përballet me mungesën e drejtësisë për shkak të një njeriu si Sali Berisha, të ketë padurimin e saj, derisa ta shikojë këtë njeri para drejtësisë. Ky është i vetmi zhgënjim.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In