• Kontakt
Monday, September 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Lufta kundër terrorizmit bashkon Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, drejtori i CIA-s vizitë blic në Moskë, mbahen sekret detajet e takimeve

04/11/2021
in Bota
A A
Lufta kundër terrorizmit bashkon Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, drejtori i CIA-s vizitë blic në Moskë, mbahen sekret detajet e takimeve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht marrëdhënieve aspak të mira, madje të tensionuara, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë lënë mënjanë gjithçka dhe kanë vendosur të bashkëpunojnë kundër terrorizmit.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Moskë ka bërë me dije se drejtori i CIA-s, William Burns, është takuar me një zyrtar të lartë të sigurisë ruse, shefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) Sergei Naryshkin. Shërbimi i Inteligjencës ruse tha përmes një deklarate se “fokusi i bisedimeve ishte ndërveprimi në kontekstin e raporteve mes dy vendeve me theks të veçantë luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

Dy ditë më parë, Burns dhe Nikolai Patrushev, udhëheqës i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin, kanë diskutuar marrëdhëniet Rusi-SHBA. Me kërkesë të Presidentit Biden, Burns drejtonte një delegacion zyrtarësh të lartë amerikanë në një udhëtim dy-ditor në Moskë. “Ata po takohen me anëtarë të qeverisë ruse për të diskutuar një sërë çështjesh në marrëdhëniet dypalëshe”, tha zëdhënësi i ambasadës.

CI nuk komenton

CIA nuk pranoi të komentonte udhëtimin e Burns dhe një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk pranoi të shtjellonte axhendën e delegacionit amerikan në Moskë apo të fliste në lidhje me faktin se pse ishte caktuar pikërisht Burns për ta udhëhequr delegacionin.

Veçanërisht, takimi i befasishëm erdhi disa javë pasi SHBA zhvendosi shumicën e shërbimeve të saj diplomatike nga Moska në ambasadën e saj në Varshavë, Poloni. Ndërveprimi vjen gjithashtu mes tensioneve të ndezura me Kremlinin, megjithëse në të njëjtën kohë, administrata Biden po përpiqet të nxisë një marrëdhënie më të qëndrueshme dhe të parashikueshme pas marrjes së një sërë sanksionesh për shkeljet në prill.

Presidenti amerikan zhvilloi një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin në qershor, në Gjenevë për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të mundshëm, duke përfshirë kontrollin e armëve dhe sigurinë kibernetike, mes temave të tjera. Por marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë vazhduar të jenë të trazuara.

Hakerat e lidhur me Kremlinin kanë vijuar me sulmet ndaj kompanive amerikane dhe Moska duket se është tepër këmbëngulëse për të vijuar me përpjekjet për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane. Në fillim të kësaj jave, imazhet satelitore treguan njësi të blinduara ruse, ushtarë dhe artileri pranë kufirit të Ukrainës, duke ripërtërirë shqetësimet për një inkursion të mundshëm ushtarak.

Angazhimet diplomatike të Moskës me Perëndimin janë përkeqësuar në disa fronte. Muajin e kaluar, NATO njoftoi se po dëbonte tetë diplomatë rusë për të cilët pretendohej se ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse dhe zvogëloi delegacionin e Rusisë në aleancë, duke bërë që Moska të mbyllte postin e NATO-s atje. Kremlini e ka ndaluar gjithashtu ambasadën amerikane të punësojë staf lokal rus, duke eliminuar praktikisht aftësinë e saj për të lëshuar viza ose për të ofruar shërbime të tjera konsullore, thanë zyrtarët amerikanë javën e kaluar.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In