• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shtohen telashet për politikanët, ILDKP i hap rrugë deklarimit online të pasurisë, zbardhet udhëzimi që ekspozon pronat e pushtetarëve

04/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Shtohen telashet për politikanët, ILDKP i hap rrugë deklarimit online të pasurisë, zbardhet udhëzimi që ekspozon pronat e pushtetarëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive ka ndezur dritën jeshile për deklarimin online të pasurisë së pushtetarëve.

Momentalisht me mijëra zyrtarë e politikanë çdo vit deklarojnë pasuritë pranë ILDKP me formular fizik dhe një pjesë e madhe e tyre i shpëtojnë lupës së inspektorëve, prokurorisë dhe të medias. Ka shumë emra që janë kapur në fshehje pasurie dhe sot shijojnë të qetë paratë.

Por duket se tashmë do të ndryshojë procesi i deklarimit të pasurisë. Pas disa vitesh punë, ILDKP duket se ka gati sistemin e nxjerrjes online të deklaratave të zyrtarëve. Bëhet fjalë për një sistem që do aksesohet nga të gjithë dhe kushdo mund të denoncojë pasuri të parregullta, si dhe drejtësia do e ketë shumë të lehtë të gjurmojë pasuritë e politikanëve. ILDKP ka miratuar një udhëzim, ku tregon se si do të procedohet me deklarimin online.

Detajet e udhëzimit

Sipas udhëzimit, subjektet të cilët fillojnë marrëdhëniet e punës pas datës 1 janar 2022, mbartin detyrimin të bëjnë deklarimin para fillimit të detyrës dhe duhet të kryejnë deklarimin në sistemin elektronik EACIDS, brenda 30 ditëve nga fillimi i detyrës, në përputhje me afatet e përcaktuara në ligj, si vijon: në formë elektronike, duke kryer plotësimin dhe aprovimin e versionit përfundimtar të deklaratës në sistemin EACIDS, të vënë në dispozicion nga ILDKPKI-ja; dhe

në formë shkresore, në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, deklarata e plotësuar në formë elektronike duhet printuar e nënshkruar në çdo fletë të saj, sipas rubrikave përkatëse dhe dorëzohet e mbyllur në zarf pranë autoritetit përgjegjës të institucionit publik.

Më tej bëhet me dije se subjektet, të cilat mbartin detyrimin ligjor të bëjnë deklarimin periodik vjetor të interesave privatë dhe konfliktit të interesave, duhet të kryejnë deklarimin në sistemin EACIDS, brenda datës 31 mars të çdo viti, në po të njëjtën formë, si online ashtu dhe në formë fizike.

“Subjektet deklaruese, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, për çdo vit bëjnë dorëzimin e deklarimit periodik vjetor dhe kur është rasti, deklarimin para fillimit të detyrës, deklarimin pas largimit nga funksioni, deklarimin me kërkesë dhe deklarimin e pasurisë dhe interesave privatë të kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë, duke e printuar, nënshkruar në çdo faqe dhe dorëzuar në formë shkresore në autoritetin përgjegjës të parandalimit të konfliktit të interesave, sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, i ndryshuar”, thuhet në udhëzimin e kryetares së ILDKP.

Ky projekt është mbështetur nga SHBA e BE dhe pritet të sjellë zhvillime të forta në politikë. Aktualisht deklarimet pasurore merren me kërkesë dhe kryesisht në publik dalin vetëm deklaratat e drejtuesve të shtetit. Tani çdo gjë do jetë e aksesueshme dhe po ashtu pritet të rriten raportimet në prokurori kur kemi pasuri të pajustifikuar. Në politikë ka shumë emra me pasuri sheikësh dhe teksa PD kërkon veting në politikë, ILDKP ka hedhur një tjetër hap interesant drejt transparencës.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In