• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Beteja në PD, zbardhet pika në statut që prish planet e Berishës për shkarkimin e Bashës: Mocioni i mosbesimit duhet votohet në Këshill

02/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Beteja në PD, zbardhet pika në statut që prish planet e Berishës për shkarkimin e Bashës: Mocioni i mosbesimit duhet votohet në Këshill
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do ta ketë shumë të vështirë të shkarkojë kryedemokrati Lulzim Basha nga detyra. Ai ka nisur një tur takimesh në vend dhe ka njoftuar se më 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Edhe pse në dokumentin që ka kërkuar Berisha të firmoset nuk parashikohet shkarkimi i Bashës, ish-kryeministri e ka bërë të qartë se në atë mbledhje do të merren shumë vendime, mes të cilave edhe ajo e shkarkimit të kryetarit. Por ajo që vihet re është se Basha ndjehet shumë i qetë në këtë aspekt, duke u shprehur se nuk do njihet asnjë vendimmarrje e atij Kuvendi.

Gazeta u interesua pranë PD dhe pika e cila duket se qetëson Bashën është pika 3/ç e nenit 43. Deri më tani është folur se Kuvendin e thërret Këshilli dhe Kryesia, por pika 3/ç përcakton qartë procedurat për shkarkimin e kryetarit. Në të thuhet: “Kuvendi Kombëtar ka kompetencë për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar”. Pra, shkarkimi i Bashës nuk mund të bëhet në Kuvend, pa kaluar më parë në Këshillin Kombëtar.

Është ky i fundit që duhet të bëjë një votim dhe nëse më shumë se gjysma e anëtarëve votojnë pro shkarkimit të kryetarit, vendimi i shkon Kuvendit, i cili vulos vendimin. Kjo është pika e cila duket se do të mbajë në krye të PD Bashën dhe po ashtu do të përdoret në gjykatë nëse çështja shkon deri aty. Ndërkohë Berisha mund të kërkojë të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar, por në këtë Këshill lideri demokrat ka pozita të forta. Në të janë pjesë vetëm një numër minimal besnikësh të ish-kryeministrit dhe pjesa dërrmuese kanë simpati për Bashën.

Debatet për thirrjen e Kuvendit

Ndërkohë padyshim e debatueshme është dhe pika 2 e nenit 43, e cila thotë: “Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së.

Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë”.

Kjo pikë tregon mënyrën si mblidhe Kuvendi dhe sipas demokratëve që janë krah Bashës, sërish nuk mund të anashkalohet Këshilli kombëtar apo Kryesia. Sipas tyre. firmat e mbledhura duhet të verifikohen nga këto organe dhe më pas kryetari, Këshilli apo Kryesia thërrasin Kuvendin. Besnikët e Berishës interpretojnë ndryshe. Por teksa kjo pikë është e debatueshme, çështja e shkarkimit të kryetarit nuk lë asnjë vend për interpretim, pasi Kuvendi nuk shmang dot Këshillin Kombëtar, edhe pse është organ më i lartë. /SOT/Kliti Topalli

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In