• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD-PS hedhin sot hapin e parë drejt bashkëpunimit, nisin diskutimet për të ndryshuar Kushtetutën, mazhoranca këmbëngul te zgjatja e vetingut

01/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
PD-PS hedhin sot hapin e parë drejt bashkëpunimit, nisin diskutimet për të ndryshuar Kushtetutën, mazhoranca këmbëngul te zgjatja e vetingut
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të hedhin sot hapin e parë për të bashkëpunuar me qëllim ndryshimin e Kushtetutës. Në Kuvend do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin si dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ku do të diskutohet mbi propozimin për të zgjatur afatet e vetingut.

Në rendin e ditës është përcaktuar prezantimi i nismës, miratimi i procesit dhe kalendarit për shqyrtimin e kësaj nisme. Po ashtu pritet caktimi i relatorëve dhe caktimi i ekspertëve përkatës.

Ka pasur gjithmonë diskutime sa i përket kohëzgjatjes së afatit të institucioneve të vetingut pasi Partia Demokratike është shprehur se nuk e sheh si prioritet për shqiptarët, ndryshe nga Partia Socialiste, e cila ka kërkuar që ndryshimet të miratohen në mënyrë që procesi i vetingut të përfundojë sa më parë pasi edhe ndërkombëtarët e kanë kërkuar miratimin e tij. Në ditët në vijim pritet një mbledhje e ngjashme ku do të diskutohet mbi propozimet e PD po për të ndryshuar Kushtetutën.

Reagon mazhoranca

Nga ana tjetër sa i përket kësaj çështje ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai u shpreh se PS është e gatshme për dialog sa i përket çështjeve që janë të nevojshme për t’u diskutuar apo për të rënë në konsensus siç është zgjatja e afatit kohor të institucioneve të vetingut.

Balla u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare të opozitës që t’i miratojnë këto ndryshime sa më shpejt në mënyrë që procesi të përfundojë. Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë po ashtu kanë bërë thirrje që këto ndryshime të miratohen deri në fund të sesionit parlamentar. “Besoj se PD do të jetë gati brenda ditës së martë që të diskutojmë për të ngritur sa më shpejt Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Ne duhet ta institucionalizojmë këtë moment të rëndësishëm për këto çështje që duhen diskutuar. PD ka ardhur me disa propozime konkrete, për të cilat kemi thënë, ne jemi 100% të hapur për të diskutuar çështjet, pa asnjë lloj pengese. Por duhen ndjekur procedurat parlamentare. 39 deputetë të PS kanë propozuar një ndryshim kushtetues që lidhet me kohëzgjatjen e afatit të institucioneve të vetingut, me qëllim që ky proces të përfundojë.

Thirrja ime është për grupet parlamentare të opozitës, që t’i miratojmë këto ndryshime sa më shpejt. Miqtë tanë ndërkombëtarë bëjnë thirrje që të miratohen këto ndryshime deri në fund të këtij sesioni parlamentar”, tha Balla. Po ashtu ai u shpreh se mazhoranca është e gatshme për të zhbllokuar çdo lloj ngërçi që krijohet në punë duke patur dialog politik konstruktiv.

Sipas tij, gatishmëria e PS për të çuar përpara reformat dhe bashkëpunimin është e pakursyer. “Dëshiroj të shpreh gatishmërinë e PS dhe grupit të saj parlamentar për të bashkëpunuar për çështje që lidhen jo vetëm me punën parlamentare, por me reformat që duhen çuar para, gatishmëria është e pakursyer. Ne kemi diskutuar në Konferencën e kryetarëve me përgjegjshmëri për të zhbllokuar çdo lloj ngërçi që krijohet përgjatë punës”, tha ai.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In