• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Puna, disiplina, fitoret dhe objektivat e kampionit të Bodybuilding, Leonard Ballazhi

28/10/2021
in Aktualitet
A A
Puna, disiplina, fitoret dhe objektivat e kampionit të Bodybuilding, Leonard Ballazhi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Leonardo Ballazhi, 30 vjeç me një fizik perfekt, u shpall pak muaj më parë kampion absolut në “Clasicc Bodybuilding”, kompeticion i organizuar nga Federata Shqiptare e “Bodybuilding & Fitness” në Tiranë.

Ballazhi ka fituar gjithashtu edhe kategoritë “+177 cm” dhe “-90 kg”. 30-vjeçari kurorëzoi me sukses punën e shkëlqyer dhe stërvitjen e jashtëzakonshme. Ballazhi është diplomuar në Financë Bank dhe studimet master i ka profilizuar në drejtimin Fitness dhe rekreacion.

“Duhet të bësh atë qe nuk bën 99% e njerëzve, shumë punë dhe disiplinë, duhët të vazhdosh të studiosh, të marrësh njohuri në menyrë që të njohësh trupin, specifikat ndryshimet që të dish si ta punosh.”-i përgjigjet Leonardo pyetjes së Lexo.al mbi strategjinë që përdor për të arritur sukses.

Po cilat janë sfidat e radhës që kampioni i ka vendosur vetes? Projektet e reja dhe gjithçka duhet për të patur një trup perfekt?

Intervista e plotë:

Leonardo, ju jeni kampioni në fuqi në dy kategori të kampionatit te bodybuilding, apo jo?

-Jam kampion absolut në Classic Bodybuilding, dhe kampion ne Bodybuilding në kategorinë -90kg.

Çfarë duhet të kesh apo të bësh për t’u shpallur kampion?

Duhet të bësh atë qe nuk bën 99% e njerëzve, shumë punë dhe disiplinë, duhet të vazhdosh të studiosh, të marrësh njohuri në menyrë që të njohësh trupin, specifikat ndryshimet, që të dish si ta punosh. Ka të bëjë me vullnetin!

Më specifikisht: Duhet një regjim ushqimor dhe aktivitet fizik i përditshëm, strikt, sipas një programi të paracaktuar i cili përfshin 5 deri në 7 vakte ne ditë me nutrientë (përbërës ushqyes) të llogaritura, aktivitet fizik minimumi 1 orë si dhe kardio 2 herë në ditë, etj.

Ti dhe kolegët e tu ndiqni një dietë fikse apo mjafton të bësh veç palëstër?

Siç e permënda dhe më sipër, dieta eshte më e rëndësishmja dhe praktikisht është 80% e punës. Trupi fillon të ndryshoje, pastrohet dhe përmirësohet prej ushqimit, pastaj aktiviteti fizik është ai që ndërton dhe skalit muskujt.

Ti flet plot pasion sa i përket stërvitjes dhe mirëmbajtjes së trupit, përveç garës për kampionion, çfarë pune bën?

-Unë pasionin e kam dhe punë, e kam kthyer në biznes , punoj si ‘personal trainer’ për klientë privat.

Ti pra ke fatin të bësh punën që vërtet dashuron, a është e lodhshme?

Nëse e do punën qe bën, nuk është asnjëherë e lodhshme sepse aty gjen gjithë motivimin dhe energjinë pozitive per te dhene më të mirën.

Ti regjimim ushqimor për klientët e tu si e përllogarit?

Klientët merren paraprakisht në intervistë për të njohur regjimin e mëparshëm, aktivitetin, dhe sipas grupit të gjakut, testit të intolerancës, bëhet nje llogaritje e nutrientëve që trupi i tyre ka nevojë për të fituar me teper energji për të ndërtuar muskuj, për t’u dobesuar ose shtuar në peshë, varet nga qëllimi i secilit klient.

Cili është objektivi yt i rradhës?

Objektivi i radhës pas garave të 6 Nëntorit këtu ne Shqipëri janë kompeticionet ndërkombëtare, synoj të garoj jashtë së shpejti.

I gjithë ky regjim strikt ushqimor dhe me suplemente vitaminash kushton shumë, a ke ti një sponsor gjatë gjithë këtij rrugëtimi?

Kushton shumë patjetër, sepse duhet që produktet te jene shume cilësore, ashtu dhe suplementet, absolutisht të gjitha shpenzime personale asnjë sponsor. Nuk vlerësohet mjaftueshëm në Shqipëri ky sport.

Dhe e fundit, si i kalove pushimet e verës, në plazh si shumica e njerëzve, apo… ?

-Në bodrum, palestër (qesh) , akoma s’kemi kohë për pushime, shumë pak kam pushuar. Ketë verë jam perpjekur gjatë asaj kohe të mos shkëputem totalisht nga regjimi, duke bërë aktivitet fizik dhe duke ruajtur regjimin strikt ushqimor.

-Ju falenderoj për kohën dhe suksese në objektivat tuaj!

-Faleminderit juve! LEXO.AL/

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In