• Kontakt
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

U kërcënua me jetë, si paraqitet sot situata në shtëpinë e Albin Kurtit. Dalin fotot

28/10/2021
in Diaspora
A A
U kërcënua me jetë, si paraqitet sot situata në shtëpinë e Albin Kurtit. Dalin fotot
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar mbrëmë. Nuk dihet ende se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as nga kush është kërcënuar, por para shtëpisë së tij janë parë forca të shtuara të policisë.

E përderisa mbrëmë atje ndodheshin edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, sot ka pak pjesëtarë të policisë.

Gazetari i T7, Genc Godanci, po qëndron para shtëpisë së Kurtit, prej ku raporton se situata është e qetë.Ndryshe, lajmin për kërcënimin e Kurtit e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, ka deklaruar Kryeziu

Ai shtoi tutje se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”. Kryeziu tha se kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin. Për këtë rast ka folur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë, Enver Dugolli.

“Nuk kemi ndonjë informacion për shkak se këto janë informacione që iu takojnë organeve të sigurisë të cilat besoj se janë në krye të detyrës. Përmes rrugëve operative me siguri që kanë marrë informacion dhe e kanë ngritur edhe nivelin e sigurisë. Kjo është detyrë ekskluzive e njësiteve të policisë dhe mbrojtjes së afërt të cilët në bazë të informacioneve e ngrisin shkallën e nivelit të sigurisë. Nuk kemi ende ndonjë informacion zyrtar se prej nga ka ardhur kërcënimi. Organet e sigurisë po e trajtojnë në mënyrë të duhur”, ka thënë Dugolli në Klan.

Nënkryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë ka hedhur poshtë mundësinë që kërcënimi të ketë lidhje me postimet në rrjete sociale ku kërkohet “vrasja e Albin Kurtit” për një shumë të caktuar parash e të cilat tashmë janë bërë virale.

“I kam parë ato në rrjete sociale. Mund t’iu siguroj se informata për kërcënim është zbuluar dhe ka shkuar nga rrugët operative të njësiteve dhe organeve të shtetit. Këto në rrjete sociale po mundohen në një formë të devalvojnë informatat dhe ngritjen e nivelit të sigurisë dhe nuk janë qëllimmira dhe nuk i kontribuojnë aspak zbardhjes së këtij rasti dhe hetimeve që po zhvillohen”, ka thënë Dugolli./Gazeta Express

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

VIDEO/ Sikur te kishim ca qereste? Në kujtim të kollosve Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Albert Verria

VIDEO/ Sikur te kishim ca qereste? Në kujtim të kollosve Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Albert Verria

25/07/2026
“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

21/07/2026
Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

15/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In