• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Statuti penalizon Berishën, ja emrat që kanë në dorë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, dhjetori muaji vendimtar

25/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Statuti penalizon Berishën, ja emrat që kanë në dorë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, dhjetori muaji vendimtar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht entuziazmit se ka arritur firmat e nevojshme të delegatëve për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha duket se do ta ketë të vështirë mbledhjen e këtij forumi.

Pasi kreu i PD, Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, ish-kryeministri Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratët në qytetet kryesore të vendit, ku mbledhja e 1500 firmave e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar duket se janë dhe “shpëtimi” i tij për të nisur një referendum me të cilin shpreson të anulojë përjashtimin e tij, por edhe për të larguar Bashën nga drejtimi i partisë.

Parashikimet në statut

Por duket se ky premtim i Berishës për të mbledhur Kuvendin do të hasë vështirësi juridike brenda Partisë Demokratike. Shkak është bërë neni 43 i Statutit të Partisë Demokratike, i cili pritet të përplasë palët me njëra-tjetrën.

Gazeta i ka bërë një analizë situatës, teksa rezulton se në pikën 2 të nenin 43 të statutit bëhet e ditur se Kuvendin Kombëtar e thërret kryetari i partisë, Kryesia e PD ose Këshilli Kombëtar. “Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së.

Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit. Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të Punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë”, thuhet në pikën 2 të nenit 43 të statutit të PD.

Mirëpo duke qenë se në pikën dy të nenit 43 statutit të PD thuhet se dy forumet që thërrasin Kuvendin janë Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, firmat e mbledhura nga Berisha duhet të kalojnë pikërisht nga këto 2 organet, të cilat vendosin nëse do ta mbledhin Kuvendin. Kjo do të thotë se fatin e ish-kryeministrit e kanë në dorë anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Këshillit Kombëtar, shumica e të cilëve janë njerëz besnikë të Bashës. Kështu në Kryesinë e PD që ka 38 anëtarë bëjnë pjesë 4 nënkryetarët Alfred Rrushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, apo deputetët si Dhurata Çupi, Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Tomor Alizoti.

Ndërkohë që nga ana tjetër edhe në Këshillin Kombëtar paraqitet e njëjta situatë, ku shumica janë njerëz të Lulzim Bashës, pasi edhe ky organ ka në përbërje të zgjedhur me votë, deputetët dhe krerët e degëve të PD. Pra, nisur nga kjo analizë do të jetë Kryesia ose Këshilli Kombëtar që do të vendosë nëse do të mblidhet Kuvendi Kombëtar që kërkon ish-kryeministri Berisha. Kujtojmë që Berisha ka pas vetes gati 10 deputetë dhe tek tuk ndonjë anëtar, ndërsa gjithë pjesa tjetër siç janë krerët e degëve, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar janë pozicionuar në krah të Bashës.

Berisha plan për të thirrur në dhjetor Kuvendin

Megjithatë ndonëse pika 2 e nenit 43 të statuti të Partisë Demokratike mund të shkaktojë debat politik dhe juridik, ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur entuziast para mbështetësve të tij, duke paralajmëruar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Gazeta ka mësuar se ish-kryeministri Berisha ka në plan që ta mbledhë Kuvendin në muajin dhjetor, ndërkohë që burime të afërta pranë tij pohuan se ai ka dëshirë që ky organ të mblidhet në datën 8 dhjetor, që përkon me Ditën e Demokracisë. Por sidoqoftë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar duket se Berishës ia dikton edhe pika 2 e nenit 43 të statutit të Partisë Demokratike, i cili e thotë qartë që data kur thirret Kuvendi njoftohet një muaj para.

Pra nëse bëjmë një llogari që Berisha ka edhe dy takime një në Kavajë dhe një në Lezhë, i bie që ai t’i mbyllë ato gjatë kësaj jave dhe nëse e vendos datën, i bie që Kuvendi të mblidhet në dhjetor. Madje sinjalin se ish-kryeministri Berisha do ta thërrasë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në dhjetor, e ka paralajmëruar në media edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri.

“Këtu nuk bëhet fjalë për asnjë përçarje, por për një shumicë dominante që merr pjesë në Kuvendin e ardhëm të PD, që mesa duket do mbahet javën e parë të dhjetorit, mesa kuptoj unë, edhe për të përkuar mbase me ditën që është themeluar Partia Demokratike, në vitin 1990, për simbolikë besoj këtu do shkojmë”, deklaroi Kulluri. .Rigels Seliman

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In