• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

“Beni ecën vetë” i Xhanfise Kekos rifillon jetën e dytë në “Roma Film Festival”

25/10/2021
in Nostalgji
A A
“Beni ecën vetë” i Xhanfise Kekos rifillon jetën e dytë në “Roma Film Festival”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Filmat “Mimoza llastica” dhe “Beni ecën vetë” u shfaqën në “Roma Film Festival”, në seksionin “Aliçe nella çittà”.

Pas Danish Film Institut dhe Wiena Film Museum, institucione që i dedikuan homazhe regjisores shqiptare Xhanfise Keko në vitet 2018 e 2019 duke shfaqur disa nga filmat më të njohur e të vlerësuar të saj, në 2021 është Festivali i Filmit në Romë, Itali, që i dedikoi një homazh në 20 tetor, ku u shfaqën “Beni ecën vetë” dhe “Mimoza llastica” në nderim të kontributit në kinematografi dhe personalitetit artistik të regjisores së shquar.

“Roma Film Festival” është një nga më të rëndësishmit në Europë. Distributori Genc Përmeti thotë se “Beni ecën vetë” version i rimasterizuar ishte premierë botërore. “Homazh për Xhanfise Kekon në “Aliçe nella çittà”, që është seksion pjesë e “Roma Film Festival”.

Festivali i bëri homazh me dy filma, “Beni ecën vetë” dhe “Mimoza llastica”. Për të theksuar është fakti, që ishte premiera botërore e filmit “Beni ecën vetë” versioni i rimasterizuar. Filmi ka premierën e dytë, por kësaj radhe versioni i rimasterizuar në “Aliçe nella çittà””, shprehet Përmeti, i cili ishte i pranishëm në festival.

Filmat u prezantuan nga drejtori artistik i festivalit Gianluca Giannelli, distributori Genc Përmeti, Zhaklina Dhimojani aktore protagoniste në filmin “Mimoza llastica”, si dhe dy nga aktoret mbështetëse të filmit Teuta Doçi dhe Ema Shteto. Distributori Genc Përmeti shprehet se është një rast i rrallë, që i bëhet homazh një autori shqiptar, aq më tepër në një festival të këtij niveli.

“Të ftuar në këtë festival ishin dhe aktori Johnny Depp, Quentin Tarantino, Oliver Stone, etj. Po flasim për një festival që ka një gravitet shumë të madh. Ndërkohë që filmat tani do kenë projeksione të tjera në evente të mëdha dhe ka një interes shumë të madh nga programuesit”, shprehet ai.

Vlerësimi për regjisoren

Është vërtetë e jashtëzakonshme kjo që po ndodh me regjisoren tonë të shquar, ndarë nga jeta në vitin 2007. Drejtorit artistik i festivalit Gianluca Giannelli në konferencën për shtyp, tha do t’i bëjmë një nderim të rëndësishëm regjisores shqiptare Xhanfise Keko, e cila konsiderohet si Trufoja e kinemasë shqiptare.

“Ka qenë e vetmja regjisore në Shqipërinë komuniste, një regjisore grua pak e njohur për publikun e gjerë, por e cila ka krijuar një filmografi të rëndësishme për sa i përket pikërisht rrëfimeve me fëmijë. I transformoi në instrumente edhe për të shpalosur shoqërinë ku jetohej në ato kohë, duke u dhënë edhe një rol politik nëpërmjet të cilit tregonte se nuk donte të qëndronte e mbyllur në kafaz.

Për ne ky ishte një tjetër prej atyre mesazheve, që donim ta përcillnim me anë të përzgjedhjes sonë”, tha ai. Giannelli vijoi se nga veprat e saj do të shfaqeshin dy filma, “Mimoza llastica” dhe “Beni ecën vetë”, të siguruara nëpërmjet kompanisë filmike “Sk a-ndal” që jep mundësinë e prezantimit premierë botërore dhe të shfaqen për herë të parë në botë në versione të restauruara./Sot.com.al/

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In