• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

176 gjyqtarë dhe prokurorë të ngelur në veting rrezikojnë hetimin, BE kërkon të vihet në lëvizje SPAK, vetëm 31 emra të proceduar deri tani

21/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
176 gjyqtarë dhe prokurorë të ngelur në veting rrezikojnë hetimin, BE kërkon të vihet në lëvizje SPAK, vetëm 31 emra të proceduar deri tani
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting rrezikojnë të shkojnë për ndjekje penale. Vitin që lamë pas u vendos si kusht hetimi i tyre, por deri më tani SPAK dhe prokuroritë e rretheve kanë proceduar shumë pak njerëz, ndërsa pjesa më e madhe edhe pse janë kapur me fshehje pasurie vijojnë të shijojnë paratë.

Në progres-raportin që Komisioni Europian publikoi dy ditë më parë i kushtohet një kapitull i gjatë vetingut dhe bëhet e qartë se pas rivlerësimit duhet të ketë ndjekje penale. “Institucionet e verifikimit duhet të bëjnë referime pranë prokurorive në rastet kur ka indicie për vepra penale. Deri më sot 23 dosje janë dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, përfshirë 10 raste që përfshijnë ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykata Kushtetuese.

Nga 23 rastet, 21 hetime janë në vazhdim, një hetim është mbyllur dhe një ka përfunduar me dënim. Ndërkohë janë referuar 10 raste në prokuroritë e rretheve”, thekson raporti. Pra në total kemi 31 emra në hetim ku 21 janë në SPAK dhe 10 në rrethe. Ndërkohë raporti thekson se për këta individë po kryhet edhe hetim i pasurisë. Nëse vihet në zbatim ky rekomandim, atëherë duhet që të kemi hetime edhe për rreth 140 emra të tjerë.

Sipas të dhënave të KE, deri më tani janë shkarkuar 176 gjyqtarë dhe prokurorë. “Deri në 15 shtator 2021, institucionet e verifikimit kanë përfunduar 437 raste verifikimi. Nga 437 vendime, 298 vendime janë përfundimtare. Në përgjithësi, rreth 62 % e rasteve deri më tani kanë rezultuar me shkarkime dhe mbyllje të vetingut për shkak të dorëheqjeve. Ndarja e vendimeve të shkallës së parë është si më poshtë: 176 shkarkime, kryesisht për çështje në lidhje me pasuritë e pajustifikuara; 161 konfirmime në detyrë; 96 vendime për përfundimin e procedurës së verifikimit; 2 vendime për pezullimin e procesit”, thekson raporti.

Ad by Valueimpression
BE kërkon hetime për të korruptuarit

Teksa fillimisht në raport bëhet një pasqyrë e situatës, më poshtë BE e ka vendosur kusht hetimin e të ngelurve në veting që janë gjetur me probleme. Rekomandimet e BE janë: Shqipëria të vazhdojë të forcojë luftën kundër korrupsionit; të sigurojë që SPAK, BKH dhe gjykata e posaçme të trajtojnë korrupsionin e nivelit të lartë; të sigurohet që të ketë procedime penale në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike ndaj gjyqtarët dhe prokurorëve që vetingu i ka gjetur me shkelje.

“Shqipëria ka një nivel përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Në përgjithësi, zbatimi i Strategjisë kundër Korrupsioni është në rrugën e duhur. Edhe pse vettingu i anëtarëve të gjyqësorit është një proces administrativ, ai po jep rezultate në luftën kundër korrupsionit si gjyqtarë dhe prokurorët e shkarkuar, të cilët si rezultat i verifikimit, kanë dalë para drejtësisë. Shqipëria ka bërë më tej përpjekjet për të krijuar një rekord të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit edhe pse ai mbetet një objektiv që kërkon vullnet politik. Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë ende mbeten të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të shtetit”, thuhet në raport.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In