• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Stepja e Kosovës kundrejt “Open Balkan”

20/10/2021
in Blog
A A
Rama reagon për reciprocitetin e targave: Kosova ka të drejtë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Open Balkan u deklarua për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë. Më 29 korrik 2021 në Ohër, Vuçiç, Rama dhe Zaev nënshkruan marrëveshjen për liberalizimin e qarkullimit të mallrave, unifikimin e tregut të punës dhe bashkëpunimin kundër katastrofave.

Tre marrëveshjet e firmosura për Ballkanin e hapur, kanë të bëjnë me:

Mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

Mirëkuptimin midis tre vendeve për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

Qarkullimin e lirë në tregun e punës, si, dhe mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.

Në takimin e fundit midis kancelares gjermane dhe kryeministrit të vendit tonë ky i fundit vazhdoi të përshkruante Ballkanin e Hapur si një “fëmijë i procesit të Berlinit”. I nisur në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel, komponenti i tij më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidh mes vetes në fushat e transportit dhe energjisë, dhe më vonë kjo lidhje të zgjerohet edhe në shkëmbimin për rininë dhe në bashkëpunimin ekonomik. sipas kryeministrit Rama, Ballkani i Hapur nuk është asgjë më shumë se një mjet i rajonit tonë për të zbatuar qëllimet e Procesit të Berlinit.

Deri tani pjesë e kësaj iniciative janë bërë vetëm këto tre vende ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina kanë hezituar t’i bashkohen.

Por, a mund të bisedohet për Ballkanin e hapur, kur Kosova ende figuron në Kushtetutën e Serbisësi pjesë e saj?Jo, pa njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, kjo nismë rajonale nuk ka asnjë kuptim.

Kryeministri Kurti është shprehur kundër nismës për “Ballkanine Hapur”. Nismë e cila ngjan më shumë me një Ballkan të Hapur për ndikimet nga Lindja.

Për Kosovën kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative dhe Serbia është shumë më e fuqishme ekonomikisht se vendet e tjera dhe palët janë të pabarabarta.Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e njohin Kosovën si shtet, madje e mohojnë. Aty do të injorohej shtetësia e Kosovës. Do të legalizohej obstruktiviteti politik i Serbisë kundër Kosovës drejtpërdrejt, por edhe duke e instrumentalizuar një pjesë të serbëve të veriut të Kosovës për ta destabilizuar politikisht vendin, por edhe për ta zhvilluar kriminalitetin ekonomik. E në anën tjetër, Kosova do të shërbente si tranzit midis Serbisë dhe Shqipërisë, duke u bërë lehtësira në transportin rrugor, pa ndonjë përfitim nga kjo.

Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinjë. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit-“Ballkan i Hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia”. E vërteta është se procesi i Berlinit e ka vënë nën presion Serbinë, pasi të gjithë fqinjët e saj,përpos Bosnjës dhe Rumanisë, e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, dhe laku ndaj Serbisë ishte i fortë, në masë të konsiderueshme. Por këtë lak ndaj Serbisë ia largoi Shqipëria me “Ballkanine Hapur”.

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se jo gjithçka shkon vaj në marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti pas përplasjeve për nismën e “Ballkanit të Hapur”. Nuk është hera e parë që Rama kritikon Kosovën dhe drejtuesit e saj për mospranimin e përfshirjes në këtë nismë.Mbas vizitës së kancelares gjermane, Rama deklaroi se “Open Balkan” kishte mbështetjen e plotë dhe se Gjermania i kërkonte vendeve të cilat ishin kundër tëpërfshiheshin në këtë nisëm, si dhe e ftoi Kosovën të shfrytëzojë këtë mundësi dhe të lërë mënjan teoritë konspirative mbi “Open Balkan.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

05/11/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In