• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Komisionin Hetimor për 25 prillin”, zgjedhjet të çertifikuara si më të mirat nga ndërkombëtarët! Alibeaj flet përçartë për t’i gënjyer demokratët me alibin e humbjes: Ata janë nën akuzë nga ndërkombëtarët

20/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Komisionin Hetimor për  25 prillin”, zgjedhjet të çertifikuara si më të mirat nga ndërkombëtarët! Alibeaj flet përçartë për t’i gënjyer demokratët me alibin e humbjes: Ata janë nën akuzë nga ndërkombëtarët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komisionit Hetimor të zgjidhjeve të 25 prillit, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me mosmbajtjen e mbledhjes së këtij komisioni, ndërsa ka konfirmuar se bëhet fjalë për një bojkot nga ana e PS-së.

Alibeaj tha se ndonëse sot ishte caktuar mbledhja me dakordësi nga opozita dhe PS-ja, kjo e fundit nuk u paraqit në sallë. Kjo sipas tij me arsyetimin se sot ishte java e gjelbër e Kuvendit dhe kishin vendosur që ta bënin pushim.

“Zv. kryetarit të Komisionit Hetimor Tonin Gogu i kam komunikuar që mbledhja e sotme do të ishte më 20 tetor ora 15:00 datë që u kërkua nga ata dhe u darkordësa. Anëtarë të opozitës u paraqitën në byrojë por u befasuam nga mungesa e mazhorancës.

Nuk kishte arsye, meqenëse jemi në javën e gjelbër të kuvendit e marrin pushim , ne jemi si detyrim për tu mbledhur gjatë një afati maksimal 3 mujor. Sot është dita e 6-të dhe duket mungesa e tyre për të bërë justifikim kjo është strategji e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit MZ ne jemi në pozicion mazhoranc opozit. Ata janë nën akuzë nga ndërkombëtarët , janë dokumentauar si vjedhëse të procesit zgjedhor, tani po bëjnë gjithçka për të zvarritur veprimtarinë me komisionin hetimor, të drejtën e publikut për ta marrë vesh ca ka ndodhur në masakrën. Nuk e prisja që të ndodhte që në mbledhjen e dytë, duke para deklaratat e shtrirjes së dorës, bojkot nga mazhoranca .

Kjo është mazhorancës që ka vjedhur mandatet po bëjnë gjithçka që të pengojë të dalë e vërteta sic është. Ne do të ndjekim hapat proceduriale që lejon kushtetuta. Do të njoftojmë kryetarin e kuvendit, do të njoftoj konferencën e kryetarëve, Mungesat pa arsye 3 herë janë shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. të zbatohet ligji dhe rregullorja. Ta tregojmë cilët janë hajdutët e zgjedhjeve, sot u demaskuan.

Ju njoftoj që mbledhja tjetër ditën e premte më 22 tetor në orën 10:00 ditë pune që ne do të kryejmë për të hedhur dritë dhe transparencë për atë që ka ndodhur“, tha Enkelejd Alibeaj.

Pas deklaratës së Alibeaj, vjen një reagim nga nënkryetarit të komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit Toni Gogu. Përfaqësues i maxhorancës thekson se Alibeaj ka vazhduar me shkeljen e rregullores.

Sipas Gogut, në mirëbesim iu ishte propozuar kolegeve të opozitës që t’a vazhdonin mbledhjen ditën e enjte, ndërsa bën apel për komunikim duke shmangur sipas tij “furtuna në gota foltoresh”.

“Me keqardhje vura re sot sesi Zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen rregullores se Kuvendit dhe mirebesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni.

Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegeve te opozites t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkrendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që te komunkojmë, të debatojmë, e te vendosim se bashku ne frymen dhe germen e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh”, thotë Gogu./Ekskluzive.al

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In