• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rreziku që i kanoset përdoruesve të autobusëve urbanë: Rritja e çmimit të transportit ose në këmbë!

19/10/2021
in Aktualitet
A A
Rreziku që i kanoset përdoruesve të autobusëve urbanë: Rritja e çmimit të transportit ose në këmbë!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Krahas çmimit të bukës, ushqimeve të ndryshme, karburantit por edhe rrezikut të rritjes së çmimit për energjinë elektrike, shqiptarët tashmë do të duhet të përballen edhe me shtrenjtimin e kostos së transportit.

Fiks në ditën e fillimit të vitit të ri akademik, ku Tirana përmbytet nga studentët, një pjesë e madhe e tyre përdorues të autobusëve urbanë, Shoqata e Transportit Qytetas njofton se kanë përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin, se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës.

Lënia e qytetarëve në rrugë duket se po përdoret prej tyre edhe si formë presioni ndaj institucioneve përgjegjëse, ndërsa nuk dihet sa e rrit koston rritja e numrit të përdoruesve të shërbimit urban në Tiranë duke filluar nga dita e djeshme.

Në një prononcim për ABC, shoqata në fjalë u shpreh se kërkojnë indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit.

Të vetmit që e pësojnë në këtë rast janë dhjetra mijëra qyetarë të Tiranës që duhet të përballen me një arrogancë të përditshme sa herë iu duhet të shkojnë në punë apo gjetkë.

Argumenti i pronarëve të urbanëve kësaj radhe është i njëjtë: Është rritur çmimi i naftës!

Çmimi i biletës së urbanit në Tiranë u shtrenjtua nga 30 lekë në 40 lekë në dhjetor të vitit 2015. Ky vit konsiderohet si një periudhë kur çmimi i naftës kapi rekorde.

Viti nisi me një çmim rreth 180 lekë për litër dhe u mbyll me mesatarisht 170-175 lekë litër. Pra, një çmim i ngjashëm me ditët e sotme. Por nëse me çmimin e naftës në 2015, shtrenjtimi i biletës nga 30 lekë në 40 lekë plotësonte nevojat e kompanive të transportit qytetas, duket se i njëjti çmim në 2021 nuk i plotëson më.

Pavarësisht shtrenjtimit të biletës në 2015, urbanët në Tiranë nuk rritën shërbimin ndaj qytetarëve, ku qytetarët vijuan të futeshin si sardele në autobus; në shumicën e rasteve pa kondicionerë; me orare pa orar, me shoferë të kapur tapë në timon nga policia, etj.

Duket se edhe kësaj radhe qytetarët e Tiranës janë nën kërcënimin e kompanive të transportit qytetas, të cilët në mungesë të autoritetit të institucioneve përgjegjëse gjejnë hallkën më të dobët për t’i zhvatur edhe më tepër para, klientit të tyre, qytetarin.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In