• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

U përfol se e tradhtoi dhe u martua për para me biznesmenin?! Nga nisja e skandalit tek arrestimi i bujshëm i bashkëshortit të saj: Rrëfehet Angela Martini

18/10/2021
in Nostalgji
A A
U përfol se e tradhtoi dhe u martua për para me biznesmenin?! Nga nisja e skandalit tek arrestimi i bujshëm i bashkëshortit të saj: Rrëfehet Angela Martini
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dragos Savulescu, bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini, u arrestua në muajin gusht, pas një kohe të gjatë në arratisje, në Mykonos. Ai u lirua vetëm një ditë pas arrestimit pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Mirëpo, problemet me drejtësinë, e kanë “ndjekur” prej vitesh. Që nga nisja e deri tek arrestimi gjatë verës, të gjitha i ka rrëfyer Angela Martini, për Revistën “Who”, në një intervistë ekskluzive.

Por pse u arrestua bashkëshorti i saj Dragos Savulescu? Angela Martini ka treguar se kjo histori ka nisur shumë herët, rreth dy dekada më parë, dhe prej asaj kohe njerëzit flasin për burrin e saj si për një person që po jeton me para të vjedhura.

“Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë.Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë.”

E pyetur për shifrën marramendëse, të përmendur kudo në media, Angela thotë:

“Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë”.

Tashmë dyshja ka nisur “luftën ligjore” me Rumaninë për të mbyllur njëherë e mirë këtë histori.

Mirëpo, po emocionalisht, si e ka përjetuar Angela këtë situatë dhe periudhë të vështirë?

“E dija që e doja burrin tim, por kam kuptuar që e dua aq shumë sa edhe nëse do e dija si do shkonte kjo histori (që para se ta njihja), prapë do pranoja të isha me të dhe të bëja gjithçka për të luftuar siç po bëjmë tani”.

Në mediat rozë, është përfolur edhe se modelja e ka tradhtuar bashkëshortin apo se qëndron me të vetëm për para, akuza të cilat Angela sigurisht i hedh poshtë. Ajo pranon nuk ka ndjerë dhimbje kaq të madhe për dikë dhe se çdo sakrificë, net pa gjumë dhe mundim fizik për të ndjekur çështjen ia ka vlejtur.

Modelja theksoi se pavarësisht problemeve, të dy kanë dëshirë ta zgjerojnë familjen, me një fëmijë, ndonëse preferoi të mos fliste shumë për këtë pjesë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In