• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkarkimi i Metës kalon për shqyrtim, Zëri i Amerikës: Për herë të parë do të dëgjohet Presidenti, çfarë parashikon ligji

16/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Shkarkimi i Metës kalon për shqyrtim, Zëri i Amerikës: Për herë të parë do të dëgjohet Presidenti, çfarë parashikon ligji
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës. Gjykata ka bërë një shqyrtim paraprak të kësaj çështjeje, ndërsa datën e mbajtjes së seancës plenare publike pritet ta vendosë në një rast tjetër sipas rregulloreve të saj.

Studiuesja e çështjeve kushtetuese dhe profesorja e kësaj fushe në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Tiranës, dr.Aurela Anastasi, thotë se kalimi për në seancë plenare publike nga Gjykata Kushtetuese i vendimit të Kuvendit është i rëndësishëm, sepse për herë të parë do të dëgjohet Presidenti Meta.

“Gjykata fton palët për të dëgjuar shpjegimet e tyre lidhur me çështjen. Presidenti Meta nuk shkoi para komisionit parlamentar, ndaj në seancën plenare të Gjykatës Kushtetuese ai ka rastin të sqarojë pozicionin dhe veprimet e tij, të cilat Kuvendi i ka vlerësuar si shkelje të rënda. Seanca do të jetë publike, pra me dyer të hapura. Procesi ka marrë trajtën e një gjykimi themeli, përderisa palët ballafaqohen për herë të parë me dokumente dhe komente” – thotë dr. Anastasi.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese parashikon gjykime të tilla të posaçme, në seanca që duhet të jenë publike, por nuk parashikon afate maksimale kohore. Ekspertët nuk pranuan të parashikojnë një afat kur mund të zhvillohet seanca e Gjykatës Kushtetuese, se kjo është në kompetencë të Gjykatës, por sipas përvojës së deritanishme, mendojnë se kjo mund të ndodhë brenda 2 deri 9 muaj.

Sokol Hazizaj, një tjetër ekspert i njohur i çështjeve kushtetuese në Tiranë thotë që më tepër se sa afatet, juridiksioni, procedurat, rëndësi të madhe ka kuorumi dhe vendimi i Gjykatës. “Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 7 anëtarë, kur sipas Kushtetutës duhet të ketë 9 anëtarë. Një vendim ligjërisht i rregullt nga gjykata me 7 anëtarë duhet të ishte në raportin e votave 5 me 2. Sa i saktë do të ishte ligjërisht një vendim në raportin 4 me 3? Kjo mbetet për t’u debatuar” – thotë zoti Hazizaj.

Me fillimin e procesit të vetingut Gjykata Kushtetuese doli jashtë funksionit, sepse ish-kryetari dhe shumica e 9 anëtarëve të saj u dorëhoqën ose u rrëzuan gjatë procesit të rivlerësimit. Disa nga anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese ende e paplotë janë propozuar pak kohë më parë nga Presidenti Meta, për të cilin tani pritet të gjykojnë nëse duhet shkarkuar. Kuvendi i mëparshëm miratoi qershorin e kaluar shkarkimin e presidentit Iir Meta për 9 shkelje të rënda të Kushtetutës, pas qëndrimeve të tij përpara dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Në “shkeljet e rënda të Kushtetutës” komisioni i posaçëm hetimor, renditi shkeljen e betimit, cënimin e procesit zgjedhor, cënimin e marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, të imazhit dhe reputacionit të vendit, figurës institucionit dhe abuzimin me kompetencat kushtetuese të Presidentit. Presidenti nuk u paraqit në komisionin e posaçëm hetimor, duke e quajtur të paligjshme nismën e ndërmarrë nga shumica socialiste. Pro shkarkimit votuan 104 deputetë, por tani është Gjykata Kushtetuese, është ajo që do të thotë fjalën e fundit, duke i dhënë të drejtë ose jo Kuvendit./VOA

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In