• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha e vendosi në lista, deputetja e Korçës shfaqet në takimin e Berishës: Ju kërkoj rrugëzgjidhje

15/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Basha e vendosi në lista, deputetja e Korçës shfaqet në takimin e Berishës: Ju kërkoj rrugëzgjidhje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sorina Koti, deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, është shfaqur sot në Foltoren e Sali Berishës me demokratët në Korçë.

Deputetja Sorina Koti i ka kërkuar Sali Berishës që të gjejë një rrugëzgjidhje për situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike për debatin mes tij dhe Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër, Berisha është përgjigjur duke thënë se zgjidhja është votimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Sorina Koti: Jam këtu si deputete e Korçës, si anëtare e PD. Bashkë me gjithë këta burra dhe zonja që ndodhen këtu në sallë, ne kemi qenë 8 vite në protestë bashkë, jemi përballur me regjimin e Ramës me gjithë makinerinë e pushtetit të tij, me gazin lotësjellës, me dhunën, me korrupsionin, me terrorin dhe me çdo presion që kjo qeveri i ka bërë çdo demokrati.

Ne kemi qenë të gjithë bashkë, e ku ndodhemi sot. Jemi në opozitë, në pikën tonë më kritike, më delikate. Jemi në një debat të brendshëm. Nuk do doja që sot demokratët e Korçës, demokratët e gjithë Shqipërisë, të ndodheshin në këtë situatë. Është vërtetë pikë shumë e vështirë. Po ju kërkoj ju, si themelues i PD, si një nga njerëzit të cilët e keni udhëhequr këtë forcë në vitet e suksesit të pushtetit të vetë.

Ju kërkoj të gjejmë një rrugëzgjidhje, një rrugëdalje, një forcë pozitive për të ringritur Partinë Demokratike në pushtetin e saj. Të gjithë ne këtu sot besojnë në atë logo, në Partinë Demokratike. Besojmë në vlerat demokratike, besojmë në vlerat tradicionale dhe në vlerat konservative. Forca jonë është bashkimi. Partia Demokratike është më e rëndësishme se çdo gjë.

Sali Berisha: Të falenderoj për praninë tuaj këtu dhe shqetësimin e drejtë që shprehe. Në qoftë se më pyet mua se nga duhet t’ja nisim ne për të kapërcyer këtë situatë, nga gjithë eksperienca ime 30-vjeçare unë mund të them se ne mund t’ja nisim vetëm nga vota.

Në ç’kuptim? Në qoftë se kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk pati integritetin për të dhënë dorëheqje, çka është standardi më normal, pas kësaj ai ndërmorri vendime të cilat kurrë nuk mund t’i merrte. Sepse statuti shkruan ndryshe.

Ne kemi një Kushtetutë dhe ne do zbatojmë Kushtetutën tonë. Çfarë do bëjmë? Pikërisht mund të mblidhej Këshilli Kombëtar, por meqënëse u krijua kjo klimë e paprecedentë, kur jashtë çdo lloj norme ai merr një vendim që s’e ka absolutisht kurrkund kompetencë, atëherë thamë të mbledhim Kuvendin. Se Kuvendin kemi ne forumin më të lartë dhe të përcaktojmë disa rregulla.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In