• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Për skeptikë dhe “astronautët” e Fb! A është Turqia “raketa” e satelitëve shqiptarë në orbitë dhe a e dini sa kushton një minisatelitët?

15/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Për skeptikë dhe “astronautët”  e Fb!  A është Turqia “raketa” e satelitëve shqiptarë në orbitë dhe a e dini sa kushton një minisatelitët?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të premte deklaratën e së enjtes në Kuvend, ku tha se Shqipëria synon që të dërgojë dy satelitë të saj në hapësirë, madje të premten ai sqaroi se satelitët do të përdoren për vëzhgimin e territorit.

Por, si mund të dërgohen satelitët shqiptarë në orbitë? Askush nuk pret që Shqipëria të ndërtojë një raketë për dërgimin e tyre në hapësirë dhe as ndonjë bazë për lëshimin e tyre. Madje askush nuk pret që Shqipëria të prodhojë vetë këta satelitë. Atëherë nga do të vijnë?

Janë dy mundësi për të arritur qëllimin. E para përmes bleres së një sateliti nga kompanitë prodhuese të tyre amerikane, ose europiane dhe më pas pajtimi i një kompanie private për lëshimin e tyre në hapësirë.

Në këtë rast, kostoja e prodhimit, lëshimit dhe e mirëmbajtjes së tyre në hapësirë, me çmimet e tregut që ofrojnë sot kompanitë perëndimore nuk shkon më pak se 50 milionë euro.

Rruga tjetër, që duket edhe më e mundshmja është përfshirja e Shqipërisë në programin turk të lëshimit të hapësirë të satelitëve. Prej 2018-s, kur Turqia krijoi agjencinë e saj të hapësirës është investuar agresivisht në këtë sektor dhe vetëm në fillim të këtij viti Presidenti turk, Recep Taip Erdogan u takua me Elon Musk për ta parë mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë.

Erdogan njoftoi në shkurt të këtij viti një plan ambicioz të zgjerimit të programit hapësinor të Turqisë, që do ta radhiste vendin në klubin e ngushtë të shteteve që kanë pushtuar hapësirën. Objektivi i vendosur nga Erdogan ishte dërgimi i një sonde turke në Hënë brenda vitit 2023.

Më pas, dërgimi i astronautëve turq në hapësirë, ndërtimi i një porti hapësinor turk dhe zhvillimi i satelitëve të sofistikuar për komunikacion, meteorologji dhe për qëllime ushtarake. Duke shfrytëzuar miqësinë mes dy vendeve, e ndoshta edhe miqësinë personale që Kryeministri Edi Rama ka me Presidentin turk, Ankaraja mund të jetë raketa ngjitëse e dy satelitëve shqiptarë në orbitë, por edhe ofruesja e mirëmbajtjes së tyre.

Kostoja në këtë rast për Shqipërinë do të reduktohej në më pak milionë euro, duke pasur parasysh faktin që satelitët shqiptarë mund të jenë një pjesë e papërfillshme ngarkese në dërgimin e flotës së re të satelitëve turq të komunikimit dhe mbikëqyrjes së territorit, që parashikohen të dërgohen vitin e ardhshëm, kur edhe Edi Rama ka thënë se mund të dërgohen satelitët shqiptarë.

Bëhet fjalë për satelitë komercialë. Aktualisht as vetë Turqia nuk është në gjendje që të hedhë satelitët e saj në hapësirë. Por, tregu ka ndryshuar. Nëse deri para 2010 dërgimi i tyre në hapësirë ishte ekskluzivitet i SHBA me Space Shuttle, i BE me ArianeSpace dhe i Rusisë me Soyouz sot pjesën më të madhe të tregut të dërgimit të satelitëve komercialë në hapësirë e dominojnë kompanitë private.

Space X e Elon Musk zë 65 për qind të këtij tregu për shkak të uljes së kostos së lëshimit me Falcon 9, që ulet sërish në Tokë pa u dëmtuar. Çmimi për dërgimin në orbitë për minisatelitët, që klasifikohen ata me peshë nga 10 deri në 100 kilogramë, Space X e ka rreth 250 mijë dollarë.

Në tregun e prodhimit të këëtyre satelitëve kryesore janë kompanitë Rocket Lab, Electron, Firefly, Vector, por edhe shumë kompani të tjera kineze që i kanë ulur ndjeshëm çmimet. Për të blerë një të tillë varian nga 6 deri në 12 milionë euro.

Pra, të gjitha këto shifra sugjerojnë se dërgimi në hapësirë i dy satelitëve shqiptarë mund të realizohet. Por, sfida mbetet te mirëmbajtja dhe funksionimi i tyre. Për këtë pjesë ndoshta është menduar që të mbulohet nga Agjencia Turke e Hapësirës, në një formë bashkëpunimi të ngjashme si ‘Air Albania’.(SI)

Share this……;,

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In