• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Perla e radhës”! Ish funksionari i LSI nën hetim i publikon videon epike zv.ministres së Bujqësisë: Ka lopë 40 vjeçare që…

14/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Perla e radhës”! Ish funksionari i LSI nën hetim i publikon videon epike zv.ministres së Bujqësisë: Ka lopë 40 vjeçare që…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, është kallëzuar në Prokurori për afera korruptive, gjatë kohës kur ushtronte detyrën, institucion që në atë kohë drejtohej nga Edmond Panariti. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje rënda ligjore në prokurime të zhvilluara kryesisht me negocime pa shpallje paraprake dhe fond 525 milionë lekë pa TVSH.

Në dosjen e SPAK-ut thuhet se nga tenderat e bëra nga Vojo Bregu rezulton se në të gjitha procedurat është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë “Arli International” dhe “Genap Group“. Të gjitha këto mangësi nuk janë reflektuar nga Kryetari i AK i cili ka miratuar në kundërshtim me Parashikimet e ligjit Nr 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimet publike” i ndryshuar”, thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Në këto praktika është konstatuar se përllogaritja e fondit limit, edhe pse procedura me objekt të njëjtë ka qenë e ndryshme dhe ka ardhur në rritje nga praktika në praktikë, si dhe nuk është ndjekur një metodologji e përcaktuar për përcaktimin e çmimit të tregut.

Mirëpo SPAK i Krajës e ka harruar dosjen në sirtar dhe Vojo Bregfu gjen kohë të bëjë humor me zëvëndësuesit e tij,

Zyrtari i Monikës Vojo Bregu ka ndarë në rrjetet sociale një video të zv.ministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi, e cila thotë se prodhimi blegtoral në vend është përgjysmuar pasi në sistemin e regjistrimit të kafshëve, ka kafshë që janë nga 30-40 vjeçe.

Me ironi Bregu shkruan, “zv.Ministrja nuk e di që dhe po të jetojnë aq sa e di ajo (mirë do ishte në fakt) nuk kanë si të jenë në sistemin RUDA (sistemi i rregjistrimit te kafshëve) pasi ai sistem është bërë funksional në vitin 2011, pra prej vetëm 10 vjetësh.”

Shkruan Vojo Bregu:

Perla e rradhës nga zv. Ministrja e Bujqësisë.

Pasi na mësoi para ca vitesh që nqs në djathë ka allçi, djathi nuk pritet, dhe nqs ka niseshte djathi pritet, zv. Ministrja na shpjegon në mënyrë shteruese, arsyen pse blegtoria nga viti 2017 deri në vitin 2021 është përgjysmuar dhe ka shkuar pikiatë.

Ajo thotë se arsyeja e vetme pse blegtoria ka rënie, është fakti që lopë 30-40 vjeçare nuk janë hequr nga sistemi i rregjistrimit të kafshëve.

Zv. Ministrja nuk e di që dhe po të jetojnë aq sa e di ajo( mirë do ishte në fakt) nuk kanë si të jenë në sistemin RUDA( sistemi i rregjistrimit te kafshëve)pasi ai sistem është bërë funksional në vitin 2011, pra prej vetëm 10 vjetësh.

P.S. Zv. Ministrja në fjalë është përgjegjëse për blegtorinë dhe sigurinë ushqimore.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In