• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Erion Braçe e thotë troç: Të gjithë, po të gjithë dështuam të ndërtojmë tregje konkurruese, 90% kontrollohet nga 2-3 kompani

10/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Erion Braçe e thotë troç: Të gjithë, po të gjithë dështuam të ndërtojmë tregje konkurruese, 90% kontrollohet nga 2-3 kompani
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se në këto 30 vite të gjithë kanë dështuar që të ndërtojnë tregje të hapura, të lira dhe konkurruese.

Reagimi i Braçes, erdhi pas një video të shpërndarë në mediat sociale, ku socialisti shfaqet duke bërë fushatë politikë ne vitin 2013, dhe ku premtonte naftë pa akcizë, plehra kimike pa TVSH, si dhe ushqime pa TVSH.

LEXO edhe…
Kosova mund të përfundojë e vetmja në rajon pa qasje në gaz
Teksa i ka analizuar një më nga një premtimet, Braçe pranon se ushqimet pa TVSH janë një premtim i pambajtur, por një angszhim i tillë sipas tij është efektiv në tregje të hapura, të lira, konkurruese dhe jo në tregje të përqendruara, ku çmimet caktohen nga një grusht biznesmenësh.

Braçe shkruan se në çdo treg produkti apo shërbimesh, ka 2,3, 4 kompani që kontrollojnë tregun, bashkërendojnë sjelljen, caktojnë çmimet, ndajnë fitimet për vete e kurrë për konsumatorin. Më tej Braçe tha se ndodh që në atë treg ka 10 kompani, po 90% e tregut e kontrollojnë dhe gëzojnë 2-3 kompani.

Postimi i plotë:

PO NUK NDRYSHOVE KURRE MENDJE, NUK NDRYSHON ASGJE!

Per shkak te nje KUFOME qe flet ne Kuvend, e gjithe zarbemedia qe paguhet prej tij, klienteve te tij, sponsorve te pushtetit te hamendesuar te tij, kjo video mu postua ca here ne inbox.

Natyrisht, per shkak te popullimit te zarbemedias me te paditur, analfabete funksionale, idiote epike, thashe ti le te gezojne vulgun me te;

Por kjo kulture sipas te ciles idioti eshte i zgjuar, i padituri eshte moralist, injoranti eshte gjykates e te gjithe ne nje sulmojne, fyejne, shajne, poshterrojne, DUHET ZHBERE, duke nisur nga parate e tyre te ndyra.

Kaq per ta;

Nderkohe per shqiptaret qe ju ka bertitur ne fytyre ky takem, dua te sqaroj:

1. Nafta pa Akcize per bujqesine (angazhim ne Divjake), jo vetem eshte premtim i mbajtur, por I TEJKUAR kur ju kemi dhene bujqeve NAFTE PA LEKE per siperfaqen e tokes se punuar, mbjelle, kultivuar;

2. Plehrat Kimike, Farerat, Fidanet, Makinerite e Paisjet Bujqesore etj PA TVSH, eshte premtim plotesisht i mbajtur prej disa vitesh per cdo bujk kudo;

3. Ushqimet pa Tvsh, eshte nje angazhim i pa mbajtur;

UNE NUK FSHIHEM, JAM KUNDER TIJ SOT.

Nje angazhim i tille ka kuptim, ka vlere, eshte efektiv e ndikon ne uljen e cmimeve, ne tregje te hapura, te lira, konkurruese, jo ne TREGJE TE PERQENDRUARA, KONTROLLUARA E KU CMIMET CAKTOHEN NGA NJE GRUSHT BIZNESMENESH;

Ne te tilla, uljen e tatimeve e taksave e fitojne keta, ASFARE NJEREZIT!

Po ua them troc:

NE 30 VITE TE GJITHE, PO TE GJITHE, DESHTUAN E DESHTUAM TE NDERTOJME TREGJE TE HAPURA, TE LIRA E KONKURRUESE!

Ne cdo treg produkti apo sherbimesh, ka 2, 3, 4 kompani qe kontrollojne tregun, bashkerendojne sjelljen, caktojne cmimet, ndajne fitimet per vete e kurre per konsumatorin;

Ndodh qe ne ate treg ka edhe 10 kompani, por 90% te tregut e kontrollojne dhe gezojne 2-3 kompani!

NJE EKONOMI E TILLE NUK ESHTE EKONOMI E TREGUT TE HAPUR, TE LIRE E KONKURRUESE!

4. Energjia Elektrike pa TVSH apo me TVSH TE REDUKTUAR-sic ka qene angazhimi ne program, mbetet nje opsion, por vec per kategori ne nevoje, me te ardhura te vogla apo ndihme ekonomike; gjithnje brenda nje pakete te plote NDIHME qe perfshin kujdesin shendetesor etj.

Kaq kete here!

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In