• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Përralla dhe truket e Sebastian Kurz, “fëmija-mrekulli” që magjepsi Austrinë

10/10/2021
in Bota
A A
Akuzat për korrupsion, jep dorëheqjen kancelari austriak, Sebastian Kurz
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I madhi Karl Kraus, e përkufizoi Austrinë në fillim të shekullit XX, si “vendi i eksperimentimit për fundin e botës”. Njëzet e dy vjet dhe një shekull më vonë, faktet vjeneze vazhdojnë ta dëshmojnë atë të drejtë.

Dorëheqja e Sebastian Kurz, i pushtuar nga një skandal, ku krenaria dhe vendosmëria kriminale për të krijuar lojën e demokracisë mbështesin njëra-tjetrën, hapen shumë më tepër sesa një krizë politike, duke zbuluar realitetin e një sistemi, ku “stili i ri” i premtuar nga kancelari ishte vetëm një skicë.

Princi i porcelanit

Ishte kreu më i ri i qeverisë në botë, Sebastian Kurz. Ai ishte princi me një fytyrë prej porcelani, që doli nga askundi, i cili kishte pushtuar dhe shpërfytyruar një forcë të nderuar, siç ishte PVP, Partia Popullore, duke e bërë atë instrumentin bindës të një ngjitjeje sa të pamundur, aq edhe të parezistueshme. Një mjeshtër në artin e joshjes retorike, mjaft fleksibël dhe i paqartë për të mos qenë i lidhur me pozicione përfundimtare, Kurz i kishte ofruar një vendi të ngopur, të pasur dhe të përgjumur, emocionin e ndryshimit dhe një kufi të ri politik.

Dy botë

“Unë jam një person shumë normal”, – tha ai në një intervistë në vitin 2020, menjëherë, pasi i dha jetë aleancës së paparë midis populistëve dhe të Gjelbërve, e cila e bëri Austrinë laboratorin politik të Evropës.

“Ne kemi bashkuar më të mirët e të dy botëve, të cilat do të na lejojnë të dyve të mbajmë premtimet më të rëndësishme: ne do të ulim taksat dhe do të vazhdojmë betejën kundër imigracionit të paligjshëm, të Gjelbrit do të jenë në gjendje të rrisin luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe bërjen transparente të administratës”. Një premtim, ky i fundit, i cili tingëllon tallës në dritën e asaj që po shfaqet në këto orë.

Marshimi drejt majës

Sebastian Kurz ishte gjithnjë me nxitim. Në Vjenë, akoma mbahet mend, kur, në vitin 2009 kandidoi në këshillin e qytetit dhe hipi në bordin e një “Geil-o-Mobil”, makinës së lezetshme, jo vetëm në kuptimin “cool”.

Dhe me të vërtetë, kancelari i ardhshëm shoqëroi disa zonja pak të zhveshura, duke shpërndarë prezervativë të zinj, ngjyrën e logos së parties, të cilën më vonë do ta ndryshonte në blu të hapur.

Është një e kaluar për të cilën ai nuk ka folur me kënaqësi, që kur filloi marshimin e tij drejt majës. Nënsekretar për Integrimin që 24 vjeç, deputet 26 vjeç, ministër i Jashtëm 27 vjeç, menjëherë gati në skenën botërore.

Udhëtimet e tij në Nju Jork për Asamblenë e OKB-së janë domethënëse: takime të nivelit të lartë, fjalime mbi kërcënimin e radikalëve islamikë, bisedime private me Henry Kissinger.

Sjellje prej diplomati të vërtetë, figurë elegante, fytyrë djaloshare e ndriçuar nga flokët e gjatë të tërhequra prapa.

Në vitin 2016, vjen momenti i tij i parë i vërtetë i lavdisë: lë pas edhe Angela Merkeli, e cila mirëpriti mbi 1 milion refugjatë sirianë në Gjermani, duke qenë vendimtar në mbylljen e rrugës ballkanike.

Vullneti për pushtet

Por loja e vërtetë është e brendshme. Disiplina, vendosmëria, Wille zur Macht, vullneti për pushtet, janë cilësitë që Kurz lëshon duke vendosur një plan sekret, me vëmendje në çdo detaj: operacioni “Ballhaus Platz”, nga emri i sheshit ku ndodhet kancelaria vjeneze.

Sot dihet se ai plan kishte një pjesë kriminale, të përbërë nga korrupsioni, sondazhe të manipuluara, reklama të rreme.

Në maj 2017, Kurz bëri një kontroll armiqësor ndaj PVP, duke nxjerrë thërrimet e vjetra. Në tre muaj, i josh austriakët me një skenar të së djathtës ekstreme: jo emigracionit, mbylljes së kufijve, dëbimeve të lehta të refugjatëve që ikin.

Në shtator 2017, ai u bë Kancelar për herë të parë, duke u lidhur me një nga forcat sovrane më të turpshme në Evropë, FPÖ të Heinz-Christian Strache.

Ai do ta heqë qafe me “Ibiza-gate”, një histori thuajse qesharake, midis vajzave të oligarkëve të rremë dhe premtimeve të favoreve.

Kur Kurz triumfon në zgjedhjet e reja me mbi 37% dhe zgjedh të Gjelbrit në vitin 2019, ai duket i pathyeshëm. Por është vetëm një iluzion. Historia e shkurtër ka mbaruar. Austria ka përjetuar përsëri fundin e botës.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In