• Kontakt
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ti duhesh arrestuar”, politikani serb përplaset me Daçiç: Kosova nuk ka asgjë për të njohur, ajo është një shtet i pavarur

10/10/2021
in Aktualitet, Diaspora
A A
“Ti duhesh arrestuar”, politikani serb përplaset me Daçiç: Kosova nuk ka asgjë për të njohur, ajo është një shtet i pavarur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak tha se Kosova është e pavarur. Politikani serb iu kundërpërgjigj kërshtu kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili tha se çdo pozicion i shprehur i Çanakut meriton burgim.

Çanak deklaroi se Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe nuk janë të njëjta dhe se Kushtetuta thotë se shteti është i ndarë nga kisha. Ai theksoi në TV Prva se kjo do të thotë që nëse dikush e kritikon Kishën, nuk po e kritikon shtetin.

Në një polemikë me kryetarin e Parlamentit serb dhe Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kërkoi që Mali i Zi ta ndalojë kreun e LSV-së të hyjë në territorin e tyre dhe ta arrestojë, Çanak tha se Daçiq duhet të arrestohet në Serbi. Ai po ashtu theksoi se nuk kishte shkuar në Mal të Zi për të mbajtur fjalime dhe se nuk kishte ndonjë shfaqje, kështu që kërkesën e Daçiqit e cilësoi të çuditshme.

“Kur flasim për lëvizje të caktuara të udhëheqjes serbe, kjo nuk do të thotë se është një sulm ndaj Serbisë si shtet, por ndaj një lidershipi të caktuar. Ashtu si kur them se Vladimir Putin është një e keqe, atëherë nuk po flas për Rusinë dhe popullin rus, por për një pozicion specifik në pushtet. E njëjta gjë është e vërtetë kur Millo Gjukanoviq flet për lëvizje të caktuara të Qeverisë së Serbisë ose kur flet për Kishën Ortodokse Serbe e kështu me radhë”, tha Çanak.

Në kundërpërgjigjje të deklaratës së Daçiqit se çdo pozicion i Çanakut është për burgim, si ato që Vojvodina duhet të jetë republikë ose se Kosova është e pavarur, udhëheqësi i LSV-së përsëriti qëndrimin e tij.

“Kosova nuk ka asgjë për të njohur, ajo është e pavarur tashmë”, deklaroi Çanak.

Duke folur për tensionet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak, Çanak tha se zhvillimet ndodhën në dritën e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe zgjedhjeve të ardhshme në Serbi. Ai gjithashtu theksoi se nuk ishte e nevojshme të ngriheshin tensionet, sepse “një individ mjafton t’i heqë nervat e tij, ta shkrep një plumb në anën tjetër, në mënyrë që të ketë pasoja për të gjithë vendin”.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

VIDEO/ Sikur te kishim ca qereste? Në kujtim të kollosve Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Albert Verria

VIDEO/ Sikur te kishim ca qereste? Në kujtim të kollosve Pandi Raidhi, Mihal Stefa, Albert Verria

25/07/2026
“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

“The Odyssey” bën histori, sukses i jashtëzakonshëm i filmit të Christopher Nolan mbi veprën e Homerit

21/07/2026
Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

Ata që i bëri shumë të qeshin sot dolën me lot në sy! Fieri i jep lamtumirën aktorit Todi Llupi

15/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In