• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kushtetuesja harron çështjen për Metën, Spartak Braho: Gjykata po shkel vetë Kushtetutën, nuk ka asnjë lloj transparence

v

08/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Kushtetuesja harron çështjen për Metën, Spartak Braho: Gjykata po shkel vetë Kushtetutën, nuk ka asnjë lloj transparence
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese vijon të mbajë të bllokuar çështjen “Meta”. Në 9 qershor të këtij viti Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi presidentin Meta me plot 104 vota, ndërkohë që në 14 qershor vendimi i Parlamentit shkoi për interpretim në Kushtetuese.

Do të jetë kjo gjykatë si hallka e fundit që do të vendosë nëse kreu i shtetit do të qëndrojë në detyrë apo do të mbyllë mandatin me herët se korriku i vitit 2022. Por kur kanë kaluar gati 4 muaj, Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende për çështjen “Meta”. Në lidhje me këtë dje reagoi ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho.

Ky i fund gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk po tregohet transparente sa i takon çështjes “Meta”, pasi vendimi i shkarkimit të Kuvendit ka shkuar. Madje, zoti Braho u kujdes që t’i dërgonte edhe një mesazh presidentit Meta që e cilësoi këtë çështje si politike, duke theksuar se ajo është ligjore.

“Gjykata Kushtetuese është vënë në lëvizje me një kërkesë proceduralisht e bazuar në Kushtetutë, që bazuar në hetim hetimor parlamentar është arritur në përfundimin se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën ndaj është kërkuar shkarkimi i tij. Pra nuk ka dosje për presidentin në Kushtetuese. Në këtë kuptim çështja është tërësisht ligjore dhe jo politike siç aludon presidenti.

Mënyra, koha afatet dhe procedurat janë të parashikuar në Kushtetutë dhe posaçërisht në ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të flas me ekzaktësi nëse ka kaluar afati i shqyrtimit, pasi në këtë çështje nuk ka dhënë asnjë informacion me transparencë as vetë gjykata. Çudi e madhe deri tani për Gjykatën Kushtuese që nuk ekziston kjo kërkesë si dhe nuk ka sqarime për afatet, të regjistrimit, të fillimit të gjykimit, relatorët, etj. Nuk mund të hamendësosh apriori për ç’ka “gatuhet” në gazhinën e saj”, tha ai.

Braho: Gjykata po shkel vetë Kushtetutën

Më tej gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho u shpreh se vonesat që po ndodhin brenda Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk është shprehur për çështjen “Meta” janë sa proceduriale aq edhe për shkak se pritet opinioni i Komisionit të Venecias. Megjithatë në kushtet kur ka zërë se çështja “Meta” po zvarritet qëllimisht dhe se në prapaskenë po luhet fort e madje po i ushtrohet presion Kushtetueses, ish-deputeti Braho theksoi se nëse këto janë të vërteta, sipas tij, çështja komplikohet dhe është shqetësuese, duke shtuar se gjykata po shkel vetë Kushtetutën.

“Çështja e dytë ka të bëjë me prononcimin, nëse është investuar për dhënie mendimi Komisioni Venecias. Në këtë rast normalisht duhet pritur, megjithëse ka një prononcim të Komisionit të Venecias për këtë çështje lidhur me një kërkesë të mëparshme. E treta, është ende e pa plotë trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese. Palët me veshë të ngrehur presin propozimet dhe miratimin e kandidaturave.

Por thelbësore është se Gjykata Kushtetuese që e ka për detyrë nuk ka dhënë asnjë sinjal se nuk po fle, që po pret sinjale majtas e djathtas dhe që nuk është nën presion për përfundimin. Nëqoftëse janë këto rrethana, apo të tjera si këto, atëherë Gjykata Kushtetuese në aspektin profesional nuk është në rregull me zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, por po i shkel vetë ato me të dy këmbët. Atëherë, vaj halli”, nënvizoi ish-deputeti i PS, Spartak Braho.

Share207Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In