• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SKANDALI/ Firma e ndërtimit “Kontakt” me pronar Fatmir Bektashin po shkakton katastrofë mjedisore në Tiranë

01/10/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
SKANDALI/ Firma e  ndërtimit “Kontakt” me pronar Fatmir Bektashin po shkakton katastrofë mjedisore në Tiranë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Skandali mjedisor i kompanisë së ndërtimit “Kontakt” me pronar Fatmir Bektashin ka marrë përmasa të mëdha. Vetë inspektorët e mjedisit dhe policët bashkiakë kanë dhënë informacion në media pa guxuar të vendosin gjoba mbi katastrofën mjedisore që po ndodh në periferitë e gjelbra të kryeqytetit.

Kjo firmë ndërtimi me mbrojtje të pashpjegueshme depoziton në liri të plotë inerte në të gjithë periferitë e Tiranës. Zona e quajtur Mjull- Bathore, të cilën media e ka denoncuar ditët e fundit, nuk është e vetmja që është e mbuluar me qindra mijëra ton inerte ndërtimi. Inertet e kompleksit “Mangalem” kanë pushtuar një tjetër zonë turistike, siç është ajo e Mulletit dhe konkretisht në Fikas-Qeha.

Inertet që ka hedhur ndërtuesi Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”, kanë pushtuar toka në sipërfaqe të mëdha dhe që mund të shihen me sy të lirë. Askush nuk di të thotë se sa shkon dëmi mjedisor i shkaktuar aty.

Ndërsa kantieri i ndërtimit në Bulevardin e madh të Tiranës i firmës së ndërtimit “Kontakt”,i depoziton në mënyrë të paligjshme inertet në zonën e Kamëz- Paskuqan. Mijëra ton inerte nxjerra nga ndërtimi i po kësaj kompanie në bulevardin e Ri si dhe ato të nxjerra nga hapja e themeleve dhe punimeve në ndërtim për më shumë se 20 pallate të kompleksit “Mangalem” ka bërë që zonat e pastra të Tiranës të mos ekzistojnë më.

Fillimisht denoncimi për këtë kompani,e cila punon në liri të plotë nga policia, erdhi nga banorët pranë kompleksit “Mangalem”në Ali Dem, të cilët u ankuan se punimet e ekskavatorëve dhe kamionëve nisnin pas orës së përcaktuar për këto lloj punimesh, pra pas orës 23:00 duke shqetësuar gjithë banorët përreth.

Më pas vetë banorët në gjithë kryeqytetin zbuluan se makinat që ngarkoheshin me inerte shkarkoheshin në vende të gjelbëruara. Menjëherë lajmëruan IKMT, Policinë Bashkiake dhe AKMT por askush nuk erdhi për verifikime. Vetë inspektorët në terren pohojnë për ‘JOQ” katastrofën mjedisore që po shkakton kjo kompani,si dhe identifikojnë vendet ku kjo kompani ndërtimi hedh në mënyre të paligjshme inerte, por nuk veprojnë, duke shpresuar që këtë problem ta zgjidhw media.

Ka pothuajse një vit që kompania punon sapo del dielli gjatë ditës dhe gjatë natës, duke hedhur inerte në shumë zona të Tiranës. Inertet e kompanisë së ndërtimit “Kontakt” me pronar Fatmir Bektashin po shkaktojnë një terror te banorët e zonave përreth dhe një katastrofë mjedisore, e cila nuk dihet se kur do të përfundojë. Në kushtet kur asnjë inspektoriat dhe polici nuk vepron ndaj këtij ndërtuesi, Tirana do të përfundojë shumë shpejt në një mal inertesh./ Gazeta Shqip

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In