• Kontakt
Friday, May 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Historia e çmendur e “Sheriff Tiraspol”: Kontrabanda, shteti që nuk e njeh askush, miliarderi që kontrollon gjithçka!

30/09/2021
in Bota, Sport
A A
Historia e çmendur e “Sheriff Tiraspol”: Kontrabanda, shteti që nuk e njeh askush, miliarderi që kontrollon gjithçka!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid dje priti FC Sheriff, për ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Champions League. Natyrisht, Reali ishte favorit i madh në letër, por edhe vetë Ancelotti dhe lojtarët madrilenë e pranojnë se nuk e njohin ekipin që do të kenë përballë sot. Kështu që e pësuan, duke u turpëruar, e duke humbur në Madrid me rezultatin 1-2.

Por ja historia e “Sherif Tiraspol”

Sheriff ka një histori të veçantë, që nuk i përket asnjë kombi në Europë. Bëhet fjalë për ekipin kampion të Moldavisë, por vetë Sheriff është nga Transnistria, një krahinë brenda territorit moldav që konsiderohet e pavarur. Për këtë arsye, Sheriff quhet kampioni i një vendi që nuk ekziston, të paktën ligjërisht.

Klubi është themeluar në 1997, e ka selinë në Tiraspol dhe financohet nga konglomerati Sheriff, që i lejon të ndërtojë ekipe mjaft të forta, edhe pse në një ndër shtetet më të varfra në Europë, i rrënuar edhe më keq nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Vitet e fundit marka Sheriff është përhapur me shpejtësi dhe tashmë është simboli i qytetit. “Kudo që shkon, në restorant, supermarket, pikë karburanti, të del përpara Sheriff”, thotë trajneri spanjoll Juan Ferrando, në një intervistë për EFE. Energji, ndërtim, alkool, duhan, karburant, telekomunikacione, markete, palestra, të gjitha në Moldavi i kontrollon Sheriff LLC, që mban gjallë edhe Transnistrian.

Sheriff është themeluar nga Viktor Gushán në 1993, fillimisht biznesi, pastaj në 1997 klubi i futbollit, që ka fituar 19 nga 21 kampionatet e fundit në Moldavi. Gushan ka qene pjesë e KGB, shërbimet sekrete sovjetike, ndërsa në vitet 90 thuhet se kontrollonte kontrabandën e cigareve, alkoolit dhe ushqimeve në portin e Odesës, në Ukrainë. Aktualisht, Sheriff paguan gjysmat e taksave të Transnistrias dhe një ndër 5 persona në republikën e Transnistrias punon për Sheriff. Sipas FORBES, Sheriff ka një pasuri prej 2.300 milionë eurosh, ndërkohë që akuzohet se paguan taksa në shifra qesharake, në krahasim me sa duhet të paguajë realisht.

Falë mbështetjes nga Moska, Transnistria vepron si shtet i pavarur, edhe pse zyrtarisht është pjesë e Moldavisë dhe nuk njihet nga asnjë vend në botë. Kjo histori zgjat prej 3 dekadash dhe ka bërë që Transnistria të mbetet e izoluar, një vend ku mbeten gjallë simbolet e epokës sovjetike, si tanke, monumente e statuja të Leninit.

Shumë pak lojtarë të Sheriff e kanë takuar dhe kanë biseduar me Gushan, personazh misterioz dhe për të cilin ekzistojnë shumë histori të çuditshme, nuk dihet sa të vërteta.

Në një ndeshje po humbnim dhe në pushim Gushan erdhi në dhomat e zhveshjes. Hodhi një bombë në tokë. Po vdisnim nga frika. Pas 3 minutash u kthye dhe tha: ‘Nëse humbisni, pas ndeshjes ajo bomba do jetë e vërtetë’”, tregonte një herë futbollisti rumun Florin Motroc, i cili ka luajtur për Sheriff në fundin e viteve ’90.

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In