• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Shfletime nga kujtesa! Disa si kanë provuar disa i kanë harruar… “Radhat”

30/09/2021
in Histori
A A
Shfletime nga kujtesa! Disa si kanë provuar disa i kanë harruar… “Radhat”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shfletime nga kujtesa…Radhat/ Nga Rrok Ndoja

Fjala “radhë” në vitet e socializmit kishte marrë kuptimin jo thjesht të nji mardhanieje renditjeje të elementeve të nji bashkësie, por edhe të nji vendi grumbullimi dhe qëndrimi, ku njerzit humbnin nji pjesë të konsiderueshme të kohës, domethanë të jetës. Në bisedat e ditës ishin frekuente shprehje të tilla si: “Ku asht nana? – Në radhë të bukës (djathit, peshkut …), “Ku je njoftë me këtë shokun? – Në radhë”, “Ku e ndigjove këtë lajm? – Ma tha njéni në radhë” (media), “Prej radhash vijmë, drejt radhash shkojmë!” (refren ironik në stilin e vargjeve revolucionare),

“Ku e paske shkye ashtu xhaketën? – Në radhë”, “Çka të ká syni, që t’asht nxi? – Hangra nji brryl në radhë të biletave” (por s’ka problem, nuk asht syni i pushkës!) etj.. Lista e ktyne shprehjeve mund të përmbante edhe: “Ishte burrë i mirë i ngráti, puntor i pafjalë, gjithë jetën keq ka hjekë, – në radhë pat dekë.” Sigurisht, fjalorët akademikë të asaj kohe nuk përfshinin këtë anë kuptimore dhe as ilustrime ksodore në regjistrin shpjegues të kësaj fjale.

Asht thuejse e gjithëpranueme se ai regjim e filloi me triska dhe e mbylli me tallona. Në vitet ’80 tek dyqani me tabelën BULMET nuk gjeje as qumësht, as kos, as djathë, as tlyen, as burrofresko, tek ai me tabelën USHQIMORE nuk gjeje as sheqer, as oriz, as kafe, as miell, as makarona, as groshë, as voj vegjetal (lene má ullinit), ndërsa në dyqanin ku shkruhej MISH hyje mbrendë dhe gjeje vetëm kasapin (shitësin).

Në të vërtetë, këto dyqane, gjatë nji intervali të kufizuem kohe, i tregtonin këta artikuj për popullatën në variantet: me listë, me tallon ose “të marrin kush të marrin”, por gjithçka në sasi të pamjaftueshme. Këtyne mungesave u shtohej edhe nji organizim a menaxhim skandaloz shitjeje e shpërndamjeje.

Më ka mbetë në mend nji vrojtim i hollë i mësuesit Sandër Gargjola në atë kohë: “Jena ambjentue në mënyrë të habitshme dhe s’na e vrásin veshin disa shprehje absurde si: “Po presim furnizimin”, “Shitësja ka shkue me marrë furnizimin”, po ashtu britma entuziaste: “Erdhi furnizimi!”. Dyqani kur hapet duhet të jetë i furnizuem dhe i gatshëm me shitë mallin, – kjo asht elementare!”

Edhe pse mungesat ishin (ultra)evidente, “syni vigjilent” vrojtonte kush flet, kush konteston, kush shpreh paknaqsi (mund ta pësoje keq). Diviza e dhanë (“Ç’thotë Partia …”) ishte: “Rri në rradhë, – urtë, pa fjalë! N’daç me folë, t’drejtën e ke: shaj armiqtë dhe lavdëro NE!”

Megjithëkëto në rradha, njerzit në komunikim me njéni-tjetrin pasqyronin realitetin dhe problemet ku atyne u dhimbte ma fort. Herë tue përdorë gjuhë ezopiane e herë të drejpërdrejtë. Kohë kishte boll, kështuqë kriste muhabeti rreth temave të ndryshme, sidomos prej nji pjese njerzish má të ndjeshëm dhe má ekspresivë; fjalëshumve, – po se po.

Në krahun e grave shkëmbeheshin eksperienca dhe receta të gatimit (kryesisht t’laknës dhe t’purrinit) mbi furnelat me vojguri (“ky s’po duket, kaloi muji”) në korridore të apartamenteve, ku bloza nxinte në tavan (“nevojtorja duel derman!”), jepeshin e merreshin info mbi basmat e fundit kineze e ma vonë turke, me të cilat u dukshe shik (për kto t’fundit, duhej mik), diskutoheshin marrëdhanie të vjehrrës me nusen e djaloshit (“tataloshit”), si vlon sherri ndër kunata (garë e fortë për “Miss Shamata”!), histori grash të lagjes a të qytetit, që kishin marrë zâ (“ku ká zâ, s’asht pá gjâ”) ose të tjerave që shpejt do t’u delte tymi (mandej: “s’ka tym, pá zjarm”), etj., etj..

Në krahun e burrave sporti, sidomos futbolli, zente nji hapsinë të madhe. Rreth kësaj teme kalohej koha me debate dhe batuta të llojllojshme. Ishte edhe komode, pa rreziqe. Megjithëkëtë “Dinamon” s’ishte fort e këshillueshme me e shá rándë se Tefa nuk e kishte cilsue kot “Monument që mbrohet nga shteti” (mund të lëndoheshin “engjëjt” e sigurimit për skuadrën e zemrës!).

Natyrisht bisedat aty preknin edhe aspekte të jetës së përditshme. Nuk mungonte as humori dhe e qeshuna, sikurse grindjet gjithashtu, që ndonjiherë agravonin deri në përplasje fizike. Episode të veçanta nga radhat përmenden edhe sot.

Po sjell nji bisedë të improvizueme që e kam ndigjue në radhë tek Dugajtë në Shkodër ndërmjet tre burrave mendjemprehtë dhe me humor, nji prej të cilëve ishte Jak Fistani, ndimësmjek i njohun.

– More burra, – filloi njéni prej tyne, – s’dij si me i dhanë dum njí pune: po marrim qindgramshin e kafes për muejin, por, mbas tri ditsh mos pvet a ké, se biem n’të si ujku n’Shndré! Uzo e raki, s’po ban vâkí. Se fërnet ose konjak: a don hiç, a don aspak? Halli po na zen sá herë, me pritë kénd o me i bá ndérë. E kam fjalën për miq t’rrallë, se për t’tjerët, po baj pallë….

– Ky s’asht hall që t’ban batall, – ia pret i dyti, tue e nisë ironinë e vet, edhe ky me rritëm dhe rrimë. – Konjak ká, madje special: “Skënderbeu” cilsi e parë, thurë me kashtën verdh si ár (shishe ½ litri për turista, 280 lekë, baraz me pagën ditore të doktorit a inxhinierit). Blej nji shishe, gjysëmkilshe! T’i jep raftit hijeshi, dhe, kur t’vinë ai miku n’shpi, mbushi gotën e i ke dhanë Botën!
– Unë po ia mbushi mor, por kam frikë se ai po m’thotë: Kénka i miiirë! – mbrohet i pari, me sherr ….
– Në të thashtë ai “Kenka i miiirë!”, – ndërhyn Jaku, – ti rriji gati: “T’báftë mirë, prá!”/Pro Gegnishtes

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In