• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në Dibër dhe zhdukja e pasojave brënda vitit

30/09/2021
in Histori
A A
Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në Dibër dhe zhdukja e pasojave brënda vitit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në Dibër dhe Librazhd

– nga Gëzim Llojdia

Mediumi i kohës ka dhënë këtë njoftim për tërmetin e vitit 1967. Tërmeti i rëndë i ndodhur në 30 nëntor të vitit 1967, në prag dimri në kushte të vështira atmosferike në zonat verilindore të vendit.

Çfarë ngjau dhe cila ishte dinamika e atij dimri te egër? Komiteti Qendror dhe Këshilli i Ministrave fillimisht u dërguan një telegram popullsisë së rretheve: Dibër dhe Librazhd. Në dt. 1 dhjetor 1967, Këshilli i Ministrave mori një vendim për të ndihmuar urgjentisht këto rrethe në mënyrë, që Brenda një muaji të zhduken pasojat e tërmetit.

Për këtë qëllim u ngrit edhe një komision shtetëror ,njofton media E KOHES..Mediumi :Drita’ e 3 dhjetorit përcjell këtë njoftim: Për të hetuar gjendjen në rrethin e Peshkopisë shkuan kryetari i kuvendit Haxhi Lleshi, zv.kryeministri Haki Toska, ministri Kadri Hazbiu, si dhe dy zv. ministra Shinasi Dragoti dhe Vera Ngjela. Qeveria e asaj kohë angazhoi si gjithmonë vullnetarët.

Menjëherë në të dy rrethet u dërguan 255 specialistë nga ndërmarrjet e ndërtimit u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti: 523 mijë tjegulla, 300 çadra, 1200 m2 pupulit. Vullnetarët e parë ishin: 100 të rinj dhe të reja nga ndërmarrjet e Elbasanit dhe Cërrikut. Në Vlorë u krijua një brigadë me 250 punëtorë dhe specialistë që do të dërgoheshin në të dy rrethet veriore. Nga kryeqyteti u dërguan 300 specialistë dhe mjete.

Ajo që thekson mediumi i kohës është fryma e lartë e entuziazmit të njerëzve e diktuar nga partia në pushtet. Në mes të dhjetorit dy drejtuesit e shtetit komunist Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nisen për në fshatrat e dëmtuara nga tërmeti. Në fshatin Vojnik të Peshkopisë mësohet se riparimi shtëpive kishte ecur me ritme të larta ndërkaq që koha dhe dimri i ftohtë me tufan e dëborë kishte vijuar çdo ditë të asaj beteje.

Malësorët e befasuar nga vajtja e udhëheqëseve të shtetit janë shprehur sipas shtypit kështu: Nuk na e priste mendja që në këtë dimër kaq të ftohtë të na vinte një ndihme e tillë e madhe. Kemi edhe këtë lajm nga gazeta e shkrimtarëve sipas korrespodentit Aleks Çaçi: “Udhëheqësit e shtetit komunist hyjnë në shtëpitë e reja të ndërtuara.

I zoti i shtëpisë Barjam Muçaj i priti mysafirët me fjalët e zjarrta për Partinë që kujdeset aq shpejt për të shëruar plagët e tërmetit. Në fshatin Burim udhëheqësit e shtetit komunist vizituan shtëpinë e Halim Piku, ku tërmeti i rrëzoi krejt shtëpinë dhe i vr au nipin 8-vjeçar. Shtëpia e tij u ndërtuara nga vullnetarët brenda 7 ditëve. E. Hoxha i thotë Halim Pikut: “U bëftë kyç e liga!”/Telegraf.al

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In