• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kujtime të nji jetës së kalueme”! Ar e argjend të fshehur në Shkodër! Si lindi gjuetia e pasurive në Shqipëri?

30/09/2021
in Aktualitet, Histori
A A
“Kujtime të nji jetës së kalueme”! Ar e argjend të fshehur në Shkodër! Si lindi gjuetia e pasurive në Shqipëri?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nëntoka e Shqipërisë është konsideruar gjithnjë e pasur për minerale, por edhe për pasuritë arkeologjike të saj.

Përveç kërkimeve zyrtare, jo në pak raste ka pasur iniciativa të ndryshme e ekspedita nga autoritetet shqiptare për të bërë zbulime thesaresh të fshehur.

Shkak janë bërë dokumente të hershme, të cilat jepnin detaje për thesare të fshehura në vende të ndryshme. Madje edhe në vitet ’80, regjimit komunist, kur vendi ndodhej në krizë të thellë ekonomike, tentoi të kërkonte për thesare të hershme, që i përkisnin një periudhe të hershme, asaj të para pushtimit osman.

Por një nga dëshmitë më interesante për gjuetinë e thesareve në Shqipëri e jep Dom Ndoc Nikaj te “Kujtime të nji jetës së kalueme”. Ngjarjet që përshkruan Nikaj i përkasin periudhës kur vendi ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Ai rrëfen se gjithçka nisi nga disa letra që qarkullonin në Shkodër, si dëftesa të vjetra, që flinin për thesare që ishin fshehur gjatë kohës që njerëzit kishin ikur me nxitim kur erdhi pushtimi osman.

KËRKESA PASUNISH TË MSHEHTA

Ishte sundues në Shkodër nji pashë me moshë i ri edhe dukej i shtëpijs së mirë, i quejtun Shefqet Pasha. Qysh në kohën e Ismail Pashës ishin kenë shpërnda disa letra nëpër Shkodër si diftesa të vjetra, të gjetuna ndër trashigimtarët e shqyptarëve të vjetër të ikun nga Shqypnija çe sa pat ardh turku në Shqypni, ku diftoheshin pasunina të mbëdhaja të mshehuna aso kohe për mos me i lanë me ra në dorë të turqve.

Veçanërisht diftoheshin se pranë disa Kishave, qi tash kishin mbetë aty rrënime e gërmalla të pa kurrinji randsie veç se njifen me emën ndër shpella aty afër, me kaq hapa largësi kohe prendimi edhe aq kohë veriu, gjindeshin shandalla, kandila, kumbonë e sende të tjera në argjan dhe florij. Arkë me rrushpe e gjithë nduer të hollash ari e argjani, pasunina kishtare qi priftnit n’at ikje të shpejtë për me pshtu kryet nga shpata e turqve qi patne përla Shqypnin, nuk patne mujtë me bartë me veti.

Gojë me gojë e me mshehtsi të madhe, diftonte njani-tjetrit frigë se mund të merrej vesht prej auktoriteteve turke e mbasi ishte e ndalueme me gërmue për gjetjen e pasunive nën dhe, kishin frigë bur gimin. Kso pasuninash fantastike, thohej se gjindeshin ndër Kishët e Shasit përte Bune në kreshtë Kllezens, ku shifen në kambë mbas sa qindra vjetsh rrënimet e disa kishave, qi mbas trajtet e tyne i çfaqin me stil gotik e me shum mjeshtri. Në njanen e tyne, përballë të kishës qi si mbas fëtyre duket se asht kënë Kishë e Zonjës, mund shifet e shkrueme me njyera të kiarta fugurja e Zonjës.

Thohej se po ashtu gjindeshin aso nduer pasuninash te Kisha e Shnaprendës në Shirq të Bregut Buens e në Kishë të Rrashit, në Kishë të Shënkollit afër Pazarit të Shkodrës ku dahen dy rrugat e gjytetit, Perashi e Paruca, te Kisha e Shmarkut e te Kisha e Zojës në Va të Denjës e në prishtë e njeti. Nji ndër aso letrash të shkrueme me mjeshtri e qi paraqiten me të vërtetë porsi dokumenta të vjetër, si për kah an e gjunës së shkrueme me stil venezish t’atyne kohve, si për kah ana e shkrimit të nji knoës kur nuk dijshin mirë me shkrue, i pat ra në dor Shefqet Pashës, më si duket e dhanun atij prej Shanit të Dedë Jakupit qi ishte nji ndër pjestarët e Këshillit të Prefekturës a të Mishlizit Idare sikur thohej at here.

Shenjet e asajë letër i kishte diftue nji puntuer i vorfën i quejtun Ndreka Keqi. Me të marrmen at lajmnim Shëfqet Pasha çështjen e pat paraqitë në këshillë edhe si mbas dishirit të tij, kje marrë vendimi me shkue në vendin e shenjuem për me zbulue at pasuni t’madhe të mshefun në dhe. Ndreka Keqi do t’u printe për me i çue në vendin e njoftun pre tij.

Në ditën e caktueme Shefqet Pasha në shpinë e të atit të bukur e të naltë të pruem prej Stamolle, me nji tubë oficiera e me Shan Dedën e tjerë të Këshillit u nisne me shkue te vendi i pasunive por mbasi pak ditë më parë pat ra shi shumë ishte rrit Kiri breg në breg. Te gjithë ngurruene pa pasë asnji guximin me u pri tjerve për me kalue uejin e me dalë n’anë tjetër.

Aso here, Shëfqet Pasha, qi kishte atin sa me i ra me të terthuer liqenit, u prini tjerve por për rrezik të tij aty ku aj i ra uejit ishte kenë nji gomen e madhe shpellë e ngushtë, ku porsa mbërrini ati i tijë e ra me shpatulla në gomën tue i dhanë veti në përpjetë me kapë bregun e gomnen i dha kres në përpjetë me vrull dhe me at turr nqeshi e Shefqet Pasha, qi ishte i përkulun përmbi kal e turbulloj mendsh e Shefqet Pasha ra pa frymë n’uej në sa qi ati i dha veti e duel në breg. N’at të papritun nuk guxoj kush me u shtye me i dhanë veti e duel në breg. N’at të papritun nuk guxoj kush me u shtye me i dhanë ndihmë n’at çast e Shefqeti u mbyt e ma vonë kje nxjerrë i vdekun kufomë për me u vorrosë.

Kërkesa dështoj. Puna u vue në gaz nëpër Shkodër ku kalamajt shkojshin tue këndue rrugave: “Ndreka Keqi me çubuk çili gropën e gjet nji …” Për Kisha e Shasit atje pat kërkue an e kand Ismajl Pasha në kohë të vet, ku lëshoj ushtrin e çili gropa për gjith vend e masë ku diftojshin letrat, por nuk pat gjetë gja sendi.

Gropat e shpellat e çiluna prej Smajl Pashet i kam pa me sytë e mij unë vetë e nji rasë qi dy dajçasorë kur unë paçë kenë famullitar në famullinë e tyne më patne çue me shikjue a mund u bihej në të disa shenjave qi diftojshin do letra të vjetra qi ata kishin në dorë edhe i ruejshin porsi t’ishin gjana me çmime të mëdhaja. Iu suellmë vendit t’atyne kishave të shumta qi ishin kenë dikuer n’at vend e qi përposë njanës qi kishte ballin e pa rrxuem fare edhe përmbi derë nji pikturë të vjetër fëtyrë Zoje porse mbas shka kishin çilë e gropue atama parë nuk rrintë ma vend kërkesa.

Unë me at shkueme pashë famullin e Kllezens ku rrinte aso kohe nji prift i quejtun Dom Ndoc Mjeda, qi më falnderoj, pse kishëm shkue me e pa. Sa për gjana të vjetra i pat ra në shenjë nji konsull fancez qi pat çilë shum vorre ndër vorrezat e vjetra të Komanit. Konsulli Degrand, të kohve të shqyptarëve të vjetër e të romanve kuer të moçmit ushtishin në vo rr të vdekunve ar mët, shpatat e heshtat e unaza e vathë e sende të tjera të remta eqi sot por si vjetrina të moçme kanë vleftë matë madhe se si t’ishin ari.

* “Kujtime të nji jetës së kalueme” Dom Ndoc Nikaj, përgatitur dhe pajisur me shënime nga Dom Nikë Ukgjini/Panorama.com.al/

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In