• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plas lufta mes Bashës dhe Metës! PD udhëzon bazën: Presidenti ka hedhur në sulm çetën e tij për të na përçarë! Janë kthyer në hipokritë e qesharakë

29/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Plas lufta mes Bashës dhe Metës! PD udhëzon bazën: Presidenti ka hedhur në sulm çetën e tij për të na përçarë! Janë kthyer në hipokritë e qesharakë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Thellohet lufta mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë gazeta nxori detaje nga diskutimet në mbledhje grupi, ku Basha lëshoi akuza të forta ndaj presidentit Meta.

Por kreu demokrat duket i vendosur për ta vijuar këtë betejë. Gazeta “SOT” ka siguruar një qarkore që ka shkuar në disa degë të PD, sidomos në Tiranë, ku udhëzohen që përveçse të informojnë bazën për konfliktin me Berishën, të përqendrohen edhe te LSI dhe Ilir Meta. Njerëz pranë presidentit kanë nisur të rreshtohen në krah të Berishës dhe po sulmojnë Bashën. Për këtë arsye PD ka kërkuar nga baza që të sqarojnë anëtarësinë se çfarë fshihet pas lëvizjeve të tyre.

Sipas qarkores që ka siguruar gazeta, bashkëpunimi mes PD dhe LSI ka marrë fund. “Këto kohë kemi parë kudo nëpër mjete komunikimi njerëzit e Ilir Metës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe po të mos i njohësh të duket sikur këta janë themelues të Partisë Demokratike. Bën be se këta janë kontributorë dhe dashuruesit më të mëdhenj të kësaj partie dhe tani ju dhimbset kjo parti.

Kjo ndodh për shkak se mesa duket Lulzim Basha nuk e ka ndërmend të ketë më, të paktën se afërmi, ndonjë koalicion me partinë LSI dhe me Ilir Metën. Kjo parti e cila ishte mësuar me pushtet, tani duke parë se asnjëra nga partitë e mëdha nuk ia jep më dorën, ndoshta ndjen se nuk ka më asnjë mundësi për të marrë më pushtet dhe për ta forcuar veten përmes qenies në pushtet. Prandaj luan lojën e dobët dhe të dëshpëruar, lojën në tentativë, për të rrezuar kryetarin aktual të Partisë Demokratike me shpresën se një kryetar i ri i kësaj partie do t’ia zgjasë dorën e do ta marrë me vete. Kjo nuk ka për të ndodhur”, thuhet në dokument.

PD goditje të fortë LSI-së

Më tej bëhet e qartë se as kryetari i Partisë Demokratike nuk rrëzohet dhe as dora Ilir Metës nuk do i zgjatet. Në qarkore reagohet shumë ashpër ndaj njerëzve pranë Metës që po sulmojnë çdo ditë Bashën. Sipas PD, Meta po tenton të shfrytëzojë situatën në parti për të shmangur shkrirjen e LSI.

“Interesante është se Çeta e Metës deklarojnë se Partia Demokratike nuk ka asnjë shans për të fituar, sepse s’ka LSI dhe s’ka mbështetësit e Berishës. E para LSI nuk ka ndonjë elektorat tradicional e të palëvizshëm sikurse kanë Partia Demokratike e Partia Socialiste. Nuk ka njerëz në Shqipëri, të cilët e votojnë LSI me vullnet, për simpati, për bindje apo për ideologji. E votojnë për klientelizëm e për interesa të pjesëmarrjes në pushtet.

Sapo të bëhet e qartë plotësisht se LSI nuk do të marrë pushtet për një kohë të gjatë, njerëzit as do mendojnë të votojnë për LSI. E nëse këtë radhë mori 100.000 vota sepse njerëzit menduan se LSI po vjen në pushtet, radhën tjetër kur njerëzit do e dinë se nuk vjen kurrë në pushtet sepse nuk e merr asnjëra parti, nuk do i japin LSI as 20.000 vota. Këtë ta kenë të qartë pushkatarët e Çetës së Ilir Metës. Prandaj shantazhi i tyre është shumë qesharak dhe gajasës”, thuhet aty.

Afirmimi Meta-Berisha

Në qarkore theksohet se Meta po del krah Berishës me shpresën se demokratët do votojnë LSI. Ndërkohë ajo që bie në sy është se vlerësohen ata që i kanë dalë në krah ish-kryeministrit. “E dyta që duhet sqaruar është se mbështetësit dhe ithtarët e Berishës, janë të Berishës sepse janë të Partisë Demokratike dhe Berishën e quajnë simbol të kësaj partie.

Sado që Çeta e Ilirit të mundohet t’ua fitojë simpatinë atyre duke mbajtur në mënyre tinzare e hipokrite krahun e Berishës, për ta shfrytëzuar si gjithmonë, ata nuk do ta votojnë kurrë LSI. Sepse ata, mbështetësit e Berishës, janë demokratët më ekselentë, demokratët më të vendosur e më pasionantë. Kështu që Çeta nuk do mundet të nxjerrë asnjë produkt e nuk do mundet të fitojë asgjë nga kjo tentativë për të shfrytëzuar tensionin dhe krizën e Partisë Demokratike. Zero. Ta harrojnë”, theksohet në dokument.

Qarkorja duket se është në linjë me qëndrimet e Bashës në mbledhje grupi. Pasi porositi deputetët duket se tani po përgatitet dhe baza se nuk ka më aleancë me LSI dhe nuk duhet të kursehen në sulme e akuza ndaj saj dhe presidentit. Ndërkohë gazeta ka mësuar se disa degë të PD kanë nisur takimet në grup seksione ku është diskutuar për këtë çështje. /Kliti Topalli

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In