• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Diaspora

Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit të famshëm: Mbreti i Prostitucionit iu dorëzua vdekjes, ja amaneti që i la familjes

25/09/2021
in Diaspora, Dosja X
A A
Zbulohen detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit të famshëm: Mbreti i Prostitucionit iu dorëzua vdekjes, ja amaneti që i la familjes
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e shqiptarit Dilaver Bojku në gusht të vitit 2017 në Strugë.

“Mondo” raporton se ai kishte vendosur që t’i jepte fund hakmarrjes mes familjes së tij dhe asaj Istrefi, të dyja banorë të Strugës.

Edhe pse njihej si një njeri “i fortë”, Bojko sipas mediave lokale iu dorëzua vdekjes duke iu thënë më herët familjarëve të tij që të mos vijonin më serinë e gjakmarrjes pas vrasjes së tij.

Familja e Bojkut u përplas me armë me familjen Istrefi në Strugë në vitin 2015 ku mbeti i vrarë një i ri nga këta të fundit, ndërsa u plagosën dy persona. Njëri prej të plagosurve ishte vëllai i Bojkut dhe tjetri, vëllai i viktimës.

Fill pas ngjarjes ai largohet nga Maqedonia për t’u rikthyer dy vite më vonë sërish në qytetin e tij të Strugës. Media raportojnë se fillimisht ai ruhej me badigardë dhe jelek anti-plumb, por disa muaj më vonë hoqi dorë nga gjithçka duke dalë lirshëm nëpër qytet.

“Ai iu dorëzua vdekjes”, raporton “Mondo” duke theksuar se para kësaj i kishte kërkuar familjarëve që të ishte personi i fundit që do të vdiste nga kjo gjakmarrje mes dy familjeve.

Kjo sjellje e tij ia lehtësoi punën edhe vrasësit me pagesë që besohet se kishte ardhur nga Bazeli, i cili shkrepi disa plumba në drejtim të Bojkut në lokalin e tij në Strugë duke e lënë të vdekur në vend.

Kush ishte Dilaver Bojku (Leku)

Dilaver Bojku, i njohur me nofkën Leku ka lindur në vitin 1959 në Veleshtë të Strugës. Bëhet i njohur, në radhë të parë për policinë e Maqedonisë, e më vonë edhe për Interpolin dhe FBI-në amerikane, si dhe për publikun më të gjerë, për aktivitet e tij të shumta kriminale, në radhë të parë për prostitucionin.

Si i ri, pas një qëndrimi në Zvicër, ku punon në ndërtimtari, në vitet e vonshme 80-ta kthehet në Maqedoni. Këtu ka hapur klube nate, ku janë ofruar edhe shërbime joligjore pothuajse në të gjitha qytetet më të mëdha, si në Shkup, Ohër, Strugë, Gostivar, Manastir, si dhe në disa fshatra.

Sipas medias ballkanike, por edhe atyre botërore, ka qenë një nga personazhet më të njohura ballkanikë në fushën e krimit të organizuar dhe transnacional, i specializuar për tregtinë me të ashtuquajturat “skllave të bardha” dhe kontrabandimin e emigrantëve, sidomos në vitet 90-të dhe në fillim të viteve 2000. Ka operuar në linjën Ballkan-Evropë, duke sjellë prostituta nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Ukraina, Molldavia… dhe duke kontrabanduar në vendet e Bashkimit Evropian shqiptarë, kurdë, pakistanezë, afganë…

Me punë operative dhe me bashkëpunim të FBI-së (dega në Budapest) me policitë evropiane, Bojku identifikohet, grumbullohen dëshmi për punët kriminale dhe shpallet fletëarrest ndërkombëtar.

Në shkurt të vitit 2003 arrestohet nga policia e Maqedonisë, duke bërë që në klubet e tij zbulohen dhjetra vajza që kanë qëndruar ilegalisht në vend. Gjykata e Strugës e dënon me 6 muaj burg për mbajtje të një femre pa dëshirën e saj, gjë që në opinion pritet me habi të madhe, për shkak të dënimit të butë që i është shqiptuar. Pas ankesës së prokurorisë dënimi i rritet në 3 vjet.

Më 20 qershor 2003, derisa transportohej nga burgu me siguri të ulët, i ik policisë. Marshallët amerikanë madje shpallin shpërblim prej 10.000 dollarë për atë që do të ndihmojë në zënien e Bojkut.

Për arratisjen e tij nga burgu, kanë shkruar edhe mediat botërore, si The New York Times, Guardian etj.

Rreth dy javë pasi ik nga burgu i Strugës, arrestohet në Ulqin të Malit të Zi, prej nga kishte planifikuar të braktiset, fillimisht për Itali, e më pas për Brazil.

Sidoqoftë, Bojku kthehet në Maqedoni ku e vuan dënimin, ndërsa pas daljes nga burgu humb edhe nga fokusi i publikut dhe mediave dhe për të dihet se i është rrekur biznesit me hotelieri dhe turizëm. (abcnews.al)

Share219Tweet137


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In