• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Frrok Çupi: Ja si Pashko e Hajdari kërcënuan Berishën se do e hidhnin nga avioni, por Basha nuk e bëri atë gabim, e hodhi nga dritarja pa bërë zë!

25/09/2021
in Blog
A A
Nga dëbimi i miqve tek arrestimi i Nanos, si u shndërrua Berisha në president autoritar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari dhe analisti Frrok Çupi, është shprehur i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha nuk e shkarkon dot liderin demokrat Lulzim Basha, pavarësisht tentativave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Përmes një analize, ai u shpreh se qëllimi i takimeve të Berishës është për të ngjallur krizë dhe konflikt.

Çupi ka treguar një ndodhi të vetën gjatë një vizite në SHBA, ndërkohë që përpara tij kishin qenë Berisha, Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari. Bëhet fjalë në vitin 1994. “Në ato korridore e kam “prekur” fitoren e parë të Berishës. Dikush pyeti: “Ah, nga Shqipëria jeni?… Kishim tre shqiptarë para një muaji”, tha, dhe vuri buzën në gaz. Ndala para tij e nuk po kuptoja. “Po- tha- i kishim këtu…, but anyway”! Bëri me dorë si të thoshte “e lëmë këtë, mos e merr për gjë” dhe vazhdoi.

-Nisën të grinden këtu mes nesh, të tre shqiptarët mes tyre… E pastaj disa amerikanë këtu thanë se “kishim tre shqiptarë nga Demokracia: Një komunist, një aventurier dhe një nga rruga”. Sali Berisha, Gramoz Pashko dhe Azem Hajdari që formuan delegacionin e parë të PD në Amerikë, u grindën gjithë kohës, madje edhe në avion kur ktheheshin. Këtu e nisi fitoren e parë Berisha brenda PD; dy të tjerët u eliminuan, ndërsa Berisha lufton akoma sot si atëherë”, tha Çupi.

Por ai ka hequr një paralele me situatën aktuale. Sipas tij, Basha nuk veproi si Pashko e Hajdari që e kërcënuan Berishën se do e hedhin nga avioni. “Në orën fatkeqe 20:00 të datës 9 shtator 2021, Berisha preku të vërtetën: Lul Basha, me pamjen e “tutkunit”, kishte luajtur rolin e “tenjës” dhe ia kishte ngrënë gjithë stofin “babait politik”. Luli kishte bërë vrap në vend, si për t’i thënë se “nuk largohem prej teje”. Basha nuk bëri gabimin e Pashkos dhe të Hajdarit që e kërcënuan Berishën se do ta hidhnin nga avioni prej Amerike, por pa bërë zë, Luli hapi dritaren dhe e hodhi vërtet”, tha ai.

Beteja brenda PD

Ndër të tjera, analisti Frrok Çupi, u shpreh se beteja që ka nisur në Partinë Demokratike sipas tij, është një betejë t’u ndarë nga politika e vjetër konfliktuale. Analisti Çupi, vijoi më tej duke thënë se as Berisha dhe as Basha nuk mund të dalin dot kundër Amerikës. “Ka nisur beteja në Partinë Demokratike dhe duket si betejë mes Berishës dhe Bashës, por në fakt është beteja për t’u ndarë nga historia e vjetër dhe politika konfliktuale në PD.

Beteja është mes së shkuarës dhe së ardhmes. A do të bëhet Partia Demokratike? Ka vetëm një mënyrë: Rruga perëndimore dhe jo antiamerikanizmi. A është Basha me Amerikën, teksa Berisha është vendosur kundër? Në këtë mes janë tre, por vetëm dy prej tyre janë “homo sapienca”, i treti është fuqi shtetërore. Absurdi se njëri nga humanët, ose të dy bashkë, mund t’ia dalin kundër Amerikës, nuk ka sens”, shkruan ai.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In