• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Vrasja misterioze, që ka zënë faqet kryesore të mediave botërore

22/09/2021
in Bota
A A
Vrasja misterioze, që ka zënë faqet kryesore të mediave botërore
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në botë ndodhin mijëra krime përditë, por pak prej tyre ia dalin të tërheqin vëmendjen e medias tradicionale dhe asaj sociale sa zhdukja e blogeres amerikane, Gabby Petito.

Sipas BBC, FBI ka konfirmuar se trupi i gjetur në një park kombëtar në SHBA të dielën i përket 22-vjeçares. Një raport paraprak mjekoligjor ka arritur në përfundimin se Gabby është vrarë, por pa dhënë detaje se si ka ndodhur krimi.

Petito po vizitonte parkun kombëtar ‘Grand Teton’ me të fejuarin, Brian Laundrie, 23 vjeç. Të dy udhëtonin në një furgon dhe mbanin një blog për turin e tyre.

Policia ka shpallur në kërkim të fejuarin e saj, i cili nuk dihet se ku ndodhet. Ai konsiderohet person interesi për ngjarjen, por nuk është paditur akoma për ndonjë krim.

Gjithçka nisi në fillim të këtij muaji, kur Laundrie u kthye në shtëpi në Florida vetëm me furgonin e tij të bardhë.

Ai nuk kontaktoi as policinë dhe as familjen e të fejuarës pas kthimit. Më 10 shtator, familja e Petitos e raportoi të humbur në polici vajzën e tyre.

Disa javë më herët, policia në qytetin e Moab në Utah ishte lajmëruar për një incident të mundshëm në familje.

Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë zonjushën Petito duke qarë dhe duke u ankuar për gjendjen e rënduar mendore.

Një raport policor theksonte se zoti Laundrie ishte ankuar se e fejuara e kishte goditur gjatë një debati.

Asnjë padi nuk u ngrit dhe policia rekomandoi që çifti të kalonin natën veçmas. Se çfarë ndodhi më pas, nuk dihet.

Policia ka nisur një aksion në shkallë të gjerë për gjetjen e zotit Laundrie. Qindra njerëz kanë raportuar se e kanë parë atë në vende të ndryshme.

Kërkimi për Laundrie është përqendruar në një rezervat natyror prej 24,000 hektarësh pranë shtëpisë së tij në Portin e Veriut, Florida. Policia po përdor qen, dronë dhe automjete për të gjithë terrenin për kërkimin, për të cilin policia thotë se është e komplikuar nga terreni i vështirë dhe moçalor.

Çështja ka marrë vëmendjen e publikut jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën. Ajo është bërë fokus kryesor në median sociale si në TikTok, Instagram apo Twitter. Brenda një dite në TikTok, një hashtag GabbyPetito mori mbi 650 milion shikime.

Share this…

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In