• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

22/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e amerikanëve me informacione sekrete pritet të fundosë ish-kryeministrin Sali Berisha. Ditët e fundit ka pasur zëra se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dosje të fortë kundër ish-kryeministrit Berisha, ndërkohë që dje kanë dalë në pah të tjera fakte të rëndësishme.

Gazeta ka mësuar se ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e shoqëruar nga zyrtarë amerikanë ka pasur takime në ambasadë me 10 deri në 12 deputetë të Partisë Demokratike, të cilët i ka informuar për provat dhe aferat që SHBA-të kanë kundër ish-liderit demokrat. Mësohet se takimet diplomatja Kim i ka zhvilluar veçmas me deputetët, ndërsa pjesë e kësaj axhende ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Ky i fundit sipas informacioneve, ka qenë disa herë në takim me ambasadoren amerikane dhe se të gjitha këto zhvillime kanë ndodhur para se kryedemokrati Lulzim Basha të merrte vendimin për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar demokrat. Madje ekzistencën e këtij lajmi e ka pohuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili gjatë një prononcimi për mediat zbuloi se ka qenë një nga deputetët e ftuar në një takim nga ambasada amerikane përpara se kryetari Lulzim Basha të përjashtonte Berishën nga grupi i PD-së.

“Po kam qenë i ftuar. Ka qenë çështje konfidenciale. Nuk mund të nxjerr detaje të bisedës. Kanë dashur këndvështrimin e anëtarëve të rinj. Ndër të tjera për këtë çështje dhe të tjera. Është diskutuar aktualiteti politik”, deklaroi Këlliçi.

Ja prapaskenat

Por ndarja e një pjese të informacioneve të dosjes që amerikanët kanë kundër Sali Berishës, nuk ishte e vetmja çështje që është diskutuar mes deputetëve të Partisë Demorkatike dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Sipas informacioneve, mësohet se ligjvënësit demokratë janë pyetur edhe nëse e mbështesin një vendim të mundshëm të përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar apo jo, si dhe për kë kanë më shumë simpati për liderin aktual apo ish-liderin. Pra, duket qartë që amerikanët kanë testuar deputetët, duke i paralajmëruar në një farë mënyrë se fati i Sali Berishës do të jetë i zymtë, për shkak të ekzistencës së dosjes sekrete dhe shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të këtij viti.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, ka pohuar se ambasadorja Yuri Kim dhe zyrtarë amerikanë kanë takuar disa deputetë të selisë blu në lidhje me vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Dy ditë më parë, Rushaj zbuloi gjatë një prononcimi për mediat se vetë nuk ishte pjesë e takimeve, por kishte dijeni lidhur me temën e diskutimit.

“Unë nuk jam një nga ata, por në dijeninë time ka patur takime të zyrtarëve amerikanë përfshirë dhe ambasadores dhe disa deputetë të PD lidhur me këtë çështje”, deklaroi Rushaj. Kështu që nisur nga të gjitha këto zhvillime të forta në prapaskenë, tregohet qartë se dosja sekrete që amerikanët kanë kundër tij pritet të fundosë Berishën dhe madje dijeni për këtë kanë edhe mbi 10 deputetë, të cilët pak ditë më parë u thirrën në ambasadën e SHBA dhe u informuan mbi aferat e ish-kreut të PD.

Share220Tweet138
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In