• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës! Roland Bejko akuzon Saliun se po tenton grusht shteti brenda partisë

21/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës! Roland Bejko akuzon Saliun se po tenton grusht shteti brenda partisë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rindizen debatet në Partinë Demokratike sa i takon përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar. Mbështetësit e kryedemokratit Basha janë rreshtuar hapur kundër tij duke sjellë një ndarje brenda së djathtës.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe këshilltari i Bashës, Roland Bejko janë përfshirë një debat sa i përket legjitimitetit të vendimit për përjashtimin e Berishës.

Bejko u shpreh se vendimi duhej çuar në kryesi dhe në Këshillin Kombëtar siç është bërë me çdo vendim. Ndryshe mendoi Bumçi, i cili deklaroi se vendimi për heqjen e Berishës nga grupi parlamentar duhej ratifikuar vetëm nga demokratët me modelin një anëtar, një votë. Por kjo sipas Bejkos nuk mund të ndodhë vetëm sepse duan një grup njerëzish. Kjo u kundërshtua fort nga ana e Bumçit pasi sipas tij, mbledhja e Kuvendit Kombëtar është e ligjshme dhe aty duhet të merret vendimi.

Sipas Bumçit nëse Kuvendi bie dakord për të votuar, dhe nëse ky vendim ratifikohet atëherë askush nuk mund ta kundërshtojë më, por nëse votohet kundër vendimit të Bashës, atëherë vendimi rrëzohet. Më pas Bejko deklaroi se ishte pro skenarit se si do të funksiononte një parti sovraniste, sa do u qëndronte Berisha tezave të tij dhe si do të shkonin marrëdhëniet PD-SHBA.

“Kjo do jetë gallata më e madhe se 8 vjet që ikën do t’u duken lule brezave që vijnë kur ta shikojnë Partinë Demokratike që dhe sa të jetë gjallë personi që është “non grata”, nuk ka për të ardhur kurrë Partia Demokratike në pushtet. Le ta provojnë dhe le ta shikojnë, unë do bëj sehir”, tha Bejko. Sipas tij, problemet brenda partisë kanë ekzistuar prej kohësh teksa e cilësoi grusht shteti brenda partie atë që po i bëhet Bashës lidhur me vendimin ndërkohë që Berisha thjesht është i mërzitur nga largimi i përkohshëm prej grupit.

Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës

Nga ana tjetër gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka armik vetëm SHBA pasi ajo do që ta mposhtë atë. Zeka tha se nëse Berisha do të tërhiqej nga politika, SHBA nuk do të merrej me të. Sipas tij, lufta e Berishës me SHBA-të do të përfundojë me arrestimin e tij teksa paralajmëroi se arrestimet do të vijojnë me presidentin Ilir Meta e deri tek kryeministri Edi Rama.

“Sali Berisha ka armik vetëm SHBA, të cilin nuk do ta mposhtë. Ata këshilltarë që e kanë udhëzuar Sali Berishën me vu Sekretarin e Shtetit Blinken në gjyq, koha do ta tregojë se ata janë armiqtë më të mëdhenj të Sali Berishës. Sikur Sali Berisha të tërhiqej vetë nga skena politike, SHBA nuk do merreshin me të. Unë jam 100% i bindur se SHBA luftën me Sali Berishën do ta çojnë deri në arrestimin e tij. Jo vetëm kaq, do vazhdojnë edhe me presidentin e Shqipërisë, do vazhdojnë edhe me Edi Ramën dhe me të gjithë ata që do guxojnë me ngrit kokën ndaj proceseve demokratike në Shqipëri”, deklaroi Zeka.

Share215Tweet134
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In