• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si e shpëtoi shërbimi sekret grek kryeministrin maqedonas nga atentati, kush ishin porositësit

20/09/2021
in Aktualitet, Diaspora
A A
Si e shpëtoi shërbimi sekret grek kryeministrin maqedonas nga atentati, kush ishin porositësit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë shmangur një atentat ndaj kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Vetëm pak muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës nga Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev, Shërbimet Sekrete të Greqisë i kanë shpëtuar jetën kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pasi kanë zbuluar një tentativë për ekzekutimin e tij.

Lajmin në fjale e ka bërë me dije gazeta Vradhini e së dielës e cila u referohet burimeve të saj në Ministrinë e Jashtme të lidhura ngushtë me Shërbimin Inteligjent të Greqisë. Sipas këtyre burimeve , pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Shkupit me 69 vota më 20 qershor (Marrëveshja u nënshkrua në 12 qershor në fshatin Psarades të Florinës në Prespë), tensioni politik arriti kulmin në vendin fqinj.

Opozita e udhëhequr nga VMRO, me lider Kristian Mickovskin (i cili zëvendësoi Nikolla Gruevskin, por që atëherë konsiderohej një përkrahës i tij), e kishte polarizuar klimën në një nivel të rrezikshëm, në një vend ku tentativat për vrasje nuk ishin të panjohura.

Shërbimet sekrete greke informojnë kryeministrin e atëhershëm Alexis Tsipras se ka lëvizshmëri të madhe në Shkup, kundër Zaevit dhe Athina menjëherë lajmëron shërbimet amerikane, të cilat i dinin reagimet, por nuk njihnin thellësinë e tyre.

Gjithashtu janë vënë re përpjekjet e organizatave të fuqishme të Maqedonasve të Australisë dhe Kanadasë qe jo vetëm shprehnin zemërimin e tyre por edhe kanë financuar reagimet në Shkup, si dhe janë përpjekur të mos ratifikohet marrëveshja në parlament.

Përpjekja dyshohet se u financua pikërisht nga këto organizata të huaja dhe ishte planifikuar nga zyrtarë të inteligjencës të vendeve të treta, të cilët shfaqen në Shkup, si agjentë tregtarë ose drejtues të medias.

Në të njëjtën kohë, shërbimet e inteligjencës greke informojnë Ministrinë e Jashtme se “një veprim agresiv kundër Zoran Zaev është i pashmangshëm”, pa asnjë provë të vërtetuar që çon në diçka më specifike. Kryeministri i atëhershëm Tsipras udhëzon Ministrinë Jashtme të informojë autoritetet kompetente të vendit fqinj, dhe Ministri i Jashtëm, Nikola Dimitrov, ishte i pari që u informua dhe me pas ka njoftuar edhe kryeministrin , Zoran Zaef në detaje.

Sipas gazetës kanë qenë vetë agjentët amerikanë që kanë marrë në mbrojtje kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe u kanë dërguar mesazhe ambasadave të huaja dhe VMRO -së që ata ” dinë gjithçka”. Dhe ne ato muaj Zoran Zaev kishte të njëjtën mbrojtje si presidenti amerikan, ndaj dhe siç duket është hequr dorë nga tentativa për vrasje e planifikuar ndaj tij.

Padyshim sipas mediave greke ky zbulim jep vetëm majën e ajsbergut dhe ka ende shumë aspekte të çështjes. Lajmi në fjalë publikohet nga të gjitha mediat e Greqisë , pasi bëhet fjalë për një zhvillim që pasoi një prej marrëveshjeve më të rëndësishme në Ballkan në dekadat e fundit e cila u arrit me shumë përpjekje e diplomaci nga të dyja palët dhe pati e vazhdon të ketë reagime kundër dhe pro saj./Top Channel

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In