• Kontakt
Monday, September 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“O unë kryetar i PD, o vdekje!”! Frrok Çupi zbërthen skemën e frikshme të Sali Berishës ndër vite: Ja çfarë po ndodh në selinë blu! Vijnë zhurma pa fund. Po fshihet viktima e tyre që është…

15/09/2021
in Blog
A A
“O unë kryetar i PD, o vdekje!”! Frrok Çupi zbërthen skemën e frikshme të Sali Berishës ndër vite: Ja çfarë po ndodh në selinë blu! Vijnë zhurma pa fund. Po fshihet viktima e tyre që është…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit në partinë demokratike, ku ka pasur përplasje mes anëtarëve të saj.

“Ky ka qenë fati i mirë dhe i keq i PD që nga momenti kur lindi: Sa hapi sytë, zgjoi mëhallën me vaje, thika dhe ura zjarri!, por mëhalla ia fali gjithë jetën duke thënë se ‘janë të rinj, antikomunistë!”, shprehet Çupi.

Analiza e Frrok Çupit

Te dera e PD-së kemi harruar Shqipërinë

Tani këta prapë po grinden brenda shtëpisë; mëhalla jonë nuk ka qetësi as natë as ditë. Ky ka qenë fati i mirë dhe i keq i PD që nga momenti kur lindi: Sa hapi sytë, zgjoi mëhallën me vaje, thika dhe ura zjarri!, por mëhalla ia fali gjithë jetën duke thënë se ‘janë të rinj, antikomunistë!’.

Sherri i parë plasi në ditën e fillimit të shkurtit 1991 kur zgjedhjet për kryetar të PD i fitoi Leka Meksi. Aty u hap Berisha nga njëra dritare në tjetrën e shkundi me shqelma dyshemenë: ‘O unë kryetar i PD, o vdekje!’.

‘Mirë, mirë, doktor, merr votat e mija, veç jo luftë!’, i lutej Meksi. Hapeshin dritat e dritareve një pas një; po zgjohej gjithë mëhalla te Rruga Fortuzi. Ishte ora dy a tre e mëngjesit, ftohtë e mjegull në Tiranë. Por Berisha nuk pushoi derisa u zgjodh me manipulim një javë pas kësaj… Më duket se që atë ditë pa gdhirë, PD e harroi Shqipërinë prapa derës dhe vetëm ia çau kokën me grindjet e veta.

Luftë sot e luftë nesër, intrigë e sherr, prapaskenë e vrasje, vjedhje dhe kontrabandë, armë dhe naftë, rrëzoje tjetrin e shkele në fyt, bërtit njëri e bërtit tjetri…, të gjitha ndodhen në shtëpinë e vogël PD. Shqipëria mbeti duke dëgjuar këtë krijesë se si hahej me bishtin e vet. Edhe sot e kësaj dite, Partia Demokratike nxjerr nga dritaret e veta vetëm tymin e luftës së vet, dhe helmon vendin.

E shikoni çfarë po ndodh tani?

Njeriu që u zgjodh me manipulim atë ditë pa u gdhirë në vitin 1991, po ai ka zgjedhur me manipulim një syth të tij dhe tani po i sulet që ta rrjepë. Sali Berisha i sulet Lul Bashës, shpirtit të tij, dhe i thotë se do ta nxjerrë nga gurmazi por nuk e mban më përbrenda. Luli ka përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar. Amerika kërkon përjashtimin e Berishës nga froni i okupuar me mëkate të mëdha ndaj Shqipërisë…

E vini re?… Amerika e kërkon ‘përjashta!’ Sali Berishën, ndërsa këta e gënjejnë Shqipërinë sikur ‘problemi është vetëm brenda në shtëpi!’. Që atë mëngjes kur e harruan Shqipërinë te dera si një fëmijë të paligjshëm, kjo ka ndodhur. Edhe apologjetët e të dy palëve duan ta transferojnë gjithë ‘dramën’ brendapërbrenda shtëpisë së PD, kur në fakt kjo PD ia shkaktoi tragjedinë Shqipërisë. Dëgjohen kudo vetëm emrat PD, Berishë e Bashë…, por fshehin viktimën e tyre që është Shqipëria.

Ja kjo është gjithë skena. Kurrë në historinë e një shteti europian siç është vetë vendi ynë i bekuar, njeriut nuk ia ka bërë trurin dhallë emri i Partisë: ‘PD’ në mëngjes, ‘PD’ në drekë e në mbrëmje, ‘PD’ këtu, ‘PD’ aty, ‘PD’ lart e ‘PD’ poshtë…, ‘PD’ në Sevilje. As vetë PPSH, që e kishte shpallur veten ‘nënë e të gjithëve’ nuk ia ka gërryer shpirtin njeriut kaq shumë sa këta sot; ndoshta edhe pse PP nuk kishte kaq shumë tv, nuk kishte internet, nuk lejohej edhe të dëshmonin se cili u vra e cili u sakatua brenda shtëpisë ‘Parti’.

Po kjo është dhunë mbi popullin.

Ad by Valueimpression
Ja ku jemi përsëri sot, kur aleati i kombit, SHBA, hapi kutinë e tragjedive dhe tha ‘cili është shkaktari i tragjedisë, cili e minoi demokracinë dhe vodhi pasurinë e Shqipërisë’. Ndërsa këtu thonë se problemi është ‘ça bahet me Lulin e Saliun’…Shqipëria është përjashta, në të ftohtë e në mjegull?!

Që nga viti 1992, kur PD u ngjit në pushtet ‘foshnjës së huaj’ jashtë derës, i kanë ndodhur disa drama: I humbën 1,2 miliardë dollarë në piramidat mashtruese; iu vranë 3000- aq sa në kullat Binjake; iu mbytën 118 në Otranto duke ikur nga ‘dushmani’ i tyre; iu dogjën me predhat nga qielli 26 e mes tyre një fëmijë 7 vjeç; iu ngatërruan fijet e kombit mes Milloshevicit, Arkanit dhe Bahreinit ku presidenti nga PD i thurte Shqipërisë intriga vrastare prapa shpine; iu zhduken dëshmitarët e krimit që nga Remzi Hoxha e deri te asistentja e Berishës; i bënë grusht shteti, i përdhosën selitë e qeverisë dhe të Kuvendit; i futën konfliktin e përjetshëm mes popullit; ligji i pronave sot ka krijuar aq konflikte sa numërohen tre herë më shumë se vetë popullsia; i vranë Drejtësinë; i vranë Demokracinë; i plaçkiten pronat; familja e të parit të PD mblodhi pasuri të madhe sa për të sunduar vendin me dhunë; deri në ’97 instaluan në vend 95 organizata terroriste nga më të egrat; sigurinë dhe sovranitetin e vendit ia dorëzuan Damir Fazlliçit…

Në fund mbeti vetëm një tortë prej 500 metra katrorë në sheshin Skënderbej, ku u zhytën varfanjakët dhe lapanjozët dhe na nxori bojën kudo në botë.

… Atje mbeti Shqipëria, përjashta. Nga selia e PD sot e për gjithë ditën vijnë zhurma pa fund. Edhe këta që janë përjashta si apologjetë, duan t’i mbushin mendjen njeriut se problemi nuk është drama për të cilin guxoi Amerika (vetëm Amerika mund të guxonte), por është zënka mes dy tipave aty në ‘kacolle’. Këta paskan folur që nga dritarja vetëm me budallenj…

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

“Nuk ishte thjesht regjisor, ishte figurë e madhe kombëtare”! Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Mevlan Shanaj tregon se si lindi dashuria e artistit të madh me bashkëshorten, Roza Anagnosti

08/09/2025
Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

Johnny Depp nuk i harroi kurrë ato fytyra, ato duar, ato zëra që i kishin shpëtuar vajzën 18 vjet më parë

08/09/2025
Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

Aktor të harruar! Në kujtim të aktores Sofika Bashari në 71 vjetorin e lindjes së saj, 13 vjet që Sofika nuk jeton më por…

08/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In