• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bllokohen emërimet për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, erë pazaresh Rama-Meta për të penguar shkarkimin e presidentit

15/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Bllokohen emërimet për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, erë pazaresh Rama-Meta për të penguar shkarkimin e presidentit
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nis të bjerë erë pazaresh bllokimi që po ndodh me Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Kuvendi e shkarkoi Ilir Metën nga detyra, por po jepen sinjale se kjo gjë mund të bllokohet në Gjykatën Kushtetuese.

Ditët e fundit është bërë mjaft e qartë se raportet mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta janë qetësuar jashtë mase. Ky i fundit nuk krijoi asnjë vonesë me dekretimin e qeverisë së re, ndërsa i thuri elozhe kryetares së Kuvendit. Por sipas burimeve, ka nisur një lojë e pisët në prapaskenë për të bllokuar shkarkimin e Metës në Kushtetuese. Por cila është skema që po ndiqet?

Palët duket se janë bërë bashkë për të mos lejuar plotësimin e Kushtetueses me 9 anëtarë dhe në këtë mënyrë mund të kemi një vendim nul, i cili i kënaq të gjitha palët dhe Metën e lë në detyrë. Sipas ligjit, Kushtetuesja duhet që të ketë minimalisht 5 vota pro shkarkimit të Metës, nëse nuk kapet ky numër atëherë vendimi del nul dhe presidenti nuk shkarkohet. Mazhoranca dhe Meta duket se kanë gjetur konsensusin që të shkojnë te kjo skemë.

Faktet e pazarit

Nëse i marrim me radhë faktet, duket qartë se kemi një pazar të fortë në prapaskenë. Së pari prej 9 muajsh po mbahet peng plotësimi i Gjykatës së Lartë. Kushtetuesja ka 9 me ligj anëtarë dhe 3 të fundit i emëron Gjykata e Lartë. Kjo e fundit nuk i ka emëruar emrat e saj sepse nuk ka krijuar kuorumin nevojshëm prej 10 anëtarësh.

Momentalisht janë në detyrë vetëm 9 dhe anëtari i dhjetë nuk emërohet. Emri i fundit që duhet të kalojë është nga radhët e juristëve dhe ai është kualifikuar që në muajin dhjetor të vitit që lamë pas. Por KLGJ nuk është kujtuar asnjë herë të marrë vendim për emërimin e tij. Pra duket se po mbahet qëllimisht peng Gjykata e Lartë, pasi përmes saj nuk plotësohet dot Kushtetuesja.

KED nga ana e saj po vijon me verifikimin e kandidatëve, por nuk kemi asnjë zhvillim as prej saj. Ndërkohë një tjetër fakt është se sipas ligjit, kolegji i Gjykatës Kushtetuese duhet të mbyllë shqyrtimin brenda 3 muajve. Dje skadoi afati për dosjen e Metës dhe nuk ka asnjë sinjal. Pra janë një sërë elementësh që të bëjnë të dyshosh se kemi pazare.

Afrimi Rama-Meta

Sinjalet për një afrim Rama-Meta erdhën që kur në Tiranë mbërriti ish-ambasadori Richard Grenell. Ky i fundit u prit nga Meta dhe u strehua në hotelin e një biznesmeni pranë Metës. Ndërkohë të vetmin individ tjetër që takoi ishte Rama.

Gazeta “Sot” ishte vetmja që tha në atë kohë se ai po ndërmjetësonte një afrimitet mes Ramës dhe Metës. Nëse shohim ditët e fundit del qartë se Rama e Meta kanë sheshuar konfliktet. Meta dekretoi si kryeministër dhe për 3 ditë dekretoi ministrat e rinj. Vlerësoi Lindita Nikollën si kryetare Kuvendi, ndërkohë që Rama deklaroi se do betohet te Meta. Pra duket si skenar i mirëmenduar që nuk do kishte asnjë problem me qeverinë e re.

Në këmbim të dekretimit duket se Meta fiton qëndrimi në detyrë. Sinjalet janë se nuk do kemi shkarkim në Kushtetuese. Të gjithë janë bërë bashkë për të mbajtur me 7 anëtarë këtë gjykatë, e cila rrit ndjeshëm rreziqet që të mos kemi fare vendim lidhur me dosjen për presidentin./Kliti Topalli

Share227Tweet142
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In