• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas udhëzimeve në grup, deputetët nisin lëvizjet kundër Berishës dhe promovojnë përjashtimin: Sula, Gjekmarkaj e Bejko goditje ish-kreut të PD

15/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pas udhëzimeve në grup, deputetët nisin lëvizjet kundër Berishës dhe promovojnë përjashtimin: Sula, Gjekmarkaj e Bejko goditje ish-kreut të PD
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aksioni i ish-kryeministrit Sali Berisha në bazën demokrate mund të shndërrohet në flluskë sapuni. Në 9 shtator, një ditë para mbledhjes së Parlamentit të ri, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i surprizoi të gjithë, ndërsa njoftoi se ka përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Ky vendim i fortë i kryedemokratit Basha nuk u kapërdi dot nga zoti Berisha, i cili i shpalli luftë liderit demokrat dhe premtoi tur takimesh me demokratët në gjithë vendin. Sot që flasim zoti Berisha nuk ka hedhur ende asnjë hap për aksionin e tij, ndërkohë që vihet re se zoti Basha gëzon mbështetje të madhe në bazë dhe strukturat qendrore e lokale të Partisë Demokratike. Një gjë e tillë është vënë në pah gjatë takimeve që shefi i selisë blu ka zhvilluar ditët e fundit me grupin parlamentar demokrat dhe krerët e degëve të PD.

Rreth 45 deputetë dhe mbi 60 krerë degësh në krah të Bashës

Kështu, në mbledhjet me grupin, mësohet se kanë munguar vetëm 5 deputetët që njihen si mbështetës të ish-kryeministri Berisha. Bëhet fjalë për deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

Mirëpo Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka marrë 59 deputetë dhe po të zbresim këtu, 7 mandate të aleatëve, 1 i Berishës dhe 5 i ligjvënësve që mbështesin ish-kryeministrin, janë rreth 45 deputetë që mbështesin Bashën. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo edhe baza demokrate është krah Bashës. Një gjë e tillë u vu re gjatë mbledhjes që lideri demokrat zhvilloi pak ditë më parë me krerët e degëve.

Në total PD ka 70 degë dhe në atë takim munguan 5 kryetarë, ndërkohë që vetëm tre i kërkuan llogari Bashës për përjashtimin e Berishës. Kjo do të thotë se edhe në strukturat lokale, janë rreth 60 krerë degësh që janë pro Bashës, duke dhënë sinjale se Berisha do të ketë të vështirë të çojë përpara aksionin e tij kundër Bashës. Pra, të gjitha këto tregojnë se zoti Basha e ka shumë seriozisht largimin e Berishës dhe pritet t’ia sfumojnë aksionin atij.

Nisin lëvizjet kundër Berishës, promovohet përjashtimi

Por impakti që ka në të gjitha strukturat e Partisë Demokratike nuk është i vetmi sukses i Bashës, pasi ky i fundit ka hedhur në veprim edhe deputetët që të mbrojnë vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Dy ditë më parë kryedemokrati Basha urdhëroi deputetët e PD, që të dilnin në media dhe të mbronin kursin e tij politik, ndërkohë që i pari që i është bindur është ligjvënësi Dashnor Sula.

Ky i fundit teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive theksoi se vendimi Bashës, për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar ishte ai i duhuri, pasi në të kundërt sipas tij, PD do të vendosej në shumë vështirësi. “Nga pikëpamja e ruajtjes dhe ekzistencës së PD është për t’u falënderuar zoti Basha. Për mua nëse do të hidhej në votim, të jeni të sigurt që nuk do të realizohej ky vendim.

Por nëse bëhej kjo do të kthehej PD në një organizatë. Pse e them këtë? E them se nga komunikimet e Reeker, PD do të ishte në një kolaps të thellë. Kështu që nëse Basha do të merrte vendim tjetër do të ishte asgjësimi i PD”, deklaroi Sula. Nga ana tjetër edhe deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj është shprehur se Basha nuk ka pasur rrugë tjetër për Sali Berishën dhe sipas tij, përjashtimi ishte mundësia e vetme. Ndërkohë edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko mbështeti dje Bashën, teksa tha se vendimi për të përjashtuar Berishën ishte i duhur dhe nuk u shkeli statuti i partisë./Rigels Seliman

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In