• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Del pasuria e Fatmira Hajdarit: Ja sa para dhe shtëpi ka ish gjyqtarja

15/09/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Del pasuria e Fatmira Hajdarit: Ja sa para dhe shtëpi ka ish gjyqtarja
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në datën 18 qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra ish-Gjyqtaren e Apelit Fatmira Hajdari.

Hajdari u shkarkua nga KPK për shkak se iu gjetën parregullsi në lidhje me pasurinë, ndërkohë që ka dalë edhe vendimi i plotë për ish-gjyqtaren, që e kompromenton edhe më shumë, pasi janë rreth 1 miliardë lekë pasuri të paligjshme që ajo ka tentuar t’i fshehë.

Fatmira Hajdari është përpjekur që të fshehë pasurinë duke shkelur ligjet si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 948 mijë USD. Ky është konkluzioni i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut, në vendimin për shkarkimin e gjyqtares pas një karriere 20-vjeçare në drejtësinë shqiptare.

Kryefjala e vendimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra është pallati 10-katësh në zonën e njohur si ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë. Vendimi i shkarkimit zbërthen misterin e pallatit, të cilin zonja Hajdari nisi ta ndërtonte 8 vite më parë, pra në vitin 2012. Për të ndërtuar këtë pallat zonja Hajdari ka investuar 207 mijë euro, vlerë të cilën e ka mbuluar më vonë me shitjen e vetëm dy apartamenteve.

Fillimisht, Fatmira dhe Azem Hajdari kanë përfituar si të pastrehë nga shteti 454 m2 truall dhe një banesë 95 m2, në vitin 1995, me vlerë 129 mijë lekë. Edhe për këtë pasuri gjyqtarja ka gënjyer në deklaratat e pasurisë.

Ndërkaq, mbi këtë truall, zonja Hajdari ka ndërtuar pallatin (punimet kanë nisur në 2012 dhe kanë përfunduar në 2014), ku sot ka në pronësi bashkë me tre fëmijët, 12 pasuri të paluajtshme, si apartamente, dyqane dhe njësi. Gjyqtarja ka shitur 4 apartamente me vlerë 110 mijë euro, 100 mijë euro, 60 mijë euro dhe 90 mijë euro. Në këto pasuri, gjyqtarja Hajdari ka 3/6 pjesë, ndërsa tre fëmijët kanë nga secili nga 1/6 pjesë.

Nga hetimi 19-mujor, ka rezultuar se pallati është ndërtuar pa leje, nuk është deklaruar fillimi i investimit në ILDKP, nuk ka deklaruar fillimin e punimeve, nuk justifikon investimin me para të ligjshme si dhe më vonë del se trualli nuk është më 454 m2, por është rreth 900 m2

Share212Tweet132


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In