• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Rreziku Covid-19! A e ka ndjekur ky virus njerëzimin prej vitesh?!

01/04/2020
in Kuriozitete
A A
Shenjat që tregojnë se mund ta keni kaluar koronavirusin, dhe të mos e keni kuptuar!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa pandemia botërore e Covid-19 ka shkaktuar një numër në rritje të viktimave në të gjithë botën, shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë me siguri saktësisht se nga erdhi SARS-CoV-2. Edhe pse ata nuk i kanë të gjitha përgjigjet ende, duke përfshirë edhe se kur Covid-19 kaloi te ne nga kafshët, analiza e fundit ka konfirmuar përfundimisht se nuk është një virus që u krijua qëllimisht në laborator.

Por ky studim gjithashtu ofroi disa pasqyra interesante mbi origjinën e mundshme të llojit të ri të coronavirusit, raporton Science Alert.

Studimi hap disa mundësi interesante në lidhje me origjinën e coronavirusit të ri. Një skenar sugjeron që virusi mund të ketë qarkulluar në mënyrë të padëmshme tek popullata për ca kohë, para se të pësonte mutacion dhe të bëhet i rrezikshëm për njerëzit dhe të shkaktojë një pandemi, transmeton Telegrafi.

“Është e mundur që versioni origjinal i virusit SARS-CoV-2 u ka kaluar njerëzve, duke përvetësuar tipare të reja të gjenomit me kalimin e kohës dhe gjatë transmetimeve të pazbuluara nga njeriu në njeri”, thuhet në studimin e një ekipi nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia.

Ekspertët analizuan të dhënat gjenetike të disponueshme nga SARS-CoV-2 dhe koronavirusëve të tjerë të ngjashëm, dhe zbuluan se disa pjesë të proteinës së virusit SARS-CoV-2 lidhen në mënyrë të efektshme për qelizat njerëzore, sa ato mund të gjenerohen vetëm në mënyrë natyrale, jo në laborator.

Meqenëse nuk ka origjinën në laborator, shkencëtarët kanë hetuar dy hipoteza të tjera të mundshme që mund të shpjegojnë shfaqjen e tij: a) virusi iu nënshtrua seleksionimit natyror te kafshët dhe më pas kaloi te njerëzit, dhe b) virusi kaloi nga kafshët te njerëzit, por së pari ishte i padëmshëm dhe më pas kaloi në përzgjedhjen natyrale te njerëzit; domethënë, ndryshimi i gjenomit.

“Skenari i dytë është që një lloj i ri coronavirusit u kalua nga kafshët te njerëzit para se të bëhej i rrezikshëm”, shpjegoi Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Francis Collins.

“Më pas, si rezultat i ndryshimeve graduale evolucionare me kalimin e viteve ose ndoshta me dekada, virusi u bë i aftë të përhapet nga një person në tjetrin dhe të shkaktojë një sëmundje serioze, shpesh kërcënuese për jetën”, shtoi ai.

Ekspertët ende nuk e dinë se cila nga dy hipotezat është e vërtetë, dhe do të duhet ca kohë dhe hulumtime të mëtutjeshme për të përcaktuar se si lindi ky virus dhe kur ai u bë i rrezikshëm.
Ndërkohë, ne e dimë se nuk ka origjinën në laborator dhe se disa nga metodat më efektive të mbrojtjes janë larja e shpeshtë e duarve dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e tjerë.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In