• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit: Demokratët kujtojnë ish-deputetin! Shtatori zhbllokon gjyqin e Izet Haxhisë

13/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit: Demokratët kujtojnë ish-deputetin! Shtatori zhbllokon gjyqin e Izet Haxhisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Politika shqiptare ka përkujtuar ditën e djeshme vrasjen e Azem Hajdarit. 23 vite më parë, ai u ekzekutua me një breshëri plumbash përpara selisë së Partisë Demokratike, ndërkohë që gjyqi për autorët vijon ende edhe sot.

Në shenjë nderimi ndaj figurës së Azem Hajdarit, drejtuesit demokrat së bashku me kreun e PD, Lulzim Basha kanë kryer homazhe në Memorialin e liderit të Lëvizjes Studentore teksa kanë vendosur edhe kurora me lule. Me anë të një mesazhi Basha u shpreh se Azem Hajdari ishte lideri, i cili vrau frikën e shqiptarëve dhe ndezi shpirtrat e tyre për liri dhe demokraci. Sipas kreut demokrat, vepra dhe sakrificat e Azem Hajdarit janë një model frymëzimi për të mos iu nënshtruar regjimeve të dhunës.

“Sot, si çdo 12 shtator, përkujtojmë liderin e Lëvizjes Studentore, njeriun që ndezi shpirtrat dhe vrau frikën e shqiptarëve anembanë vendit për liri dhe demokraci, të paharrueshmin Azem Hajdari.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa”, tha ai. Po ashtu në përkujtim të vdekjes së Azem Hajdarit ka reaguar edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Me një mesazh në rrjete sociale, presidenti shprehet se energjia dhe guximi i Azem Hajdarit duhet të jetë një shembull që frymëzon përpjekjet për ta bërë vendin si gjithë Europa. “Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë. Energjia dhe guximi i tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”, tha ai.

Reagon Rudina Hajdari

Ish-deputetja Rudina Hajdari po ashtu me anë të një mesazhi në rrjete sociale ka reaguar ndaj përkujtimit të të atit të saj. Hajdari u shpreh se babai i saj ishte një njeri luftarak, guximtar e ëndërrimtar dhe këto veti sipas saj nuk janë më në politikën e sotme. Ish-deputetja tha se ëndrra e babait të saj ishte një Shqipëri e lirë dhe demokratike me besim e pa frikë.

Sipas saj kjo ëndërr sot nuk është realizuar, por nëse Azem Hajdari do të ishte gjallë, duke luftuar për këtë ai do të ndryshonte rrjedhën e historisë. “Azemi ishte luftarak, idealist, guximtar dhe ëndërrimtar. Veti këto të cilat nuk i kemi parë më në skenën politike shqiptare. Ëndrra e tij ishte një Shqipëri e lirë dhe demokratike, ku njerëzit e ndërtojnë jetën e tyre me besim e pa frikë. Fatkeqësisht kjo ëndërr ende nuk është bërë realitet.

Nëse Azemi do të ishte sot mes nesh, do të luftonte pikërisht për këtë. Në fakt energjia dhe kurajo e tij me siguri do ta kishin ndryshuar rrjedhën e historisë”, u shpreh ajo. Teksa përkujtohet vdekja e Azem Hajdarit, në Gjykatën e Tiranës pritet të zhvillohet procesi për Izet Haxhinë, i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje. Ky proces ka qenë i bllokuar, por sipas burimeve do të zhbllokohet tani në shtator ku ndoshta dhe do të hidhet dritë mbi vdekjen e ish-deputetit.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In