• Kontakt
Friday, July 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lëvizja e Berishës për të hyrë në Parlament dhe “guri” i vetëm që po luhet në PD

07/09/2021
in Aktualitet
A A
Lëvizja e Berishës për të hyrë në Parlament dhe “guri” i vetëm që po luhet në PD

Deputeti, Sali Berisha, gjate nje seance parlamentare, ku pritet te diskutohet ndryshimi ne ligjin per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe Prokurorine. Kjo seance eshte bojkotuar nga deputetet e opozites./r/n/r/nMP Sali Berisha, speaks during a parliamentary session, where is discussed the change in the law on the organization and functioning of the Constitutional Court and the Prosecution. This session was boycotted by opposition MPs.

1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dalja e fundit e Sali Berishës për të mbyllur njëherë e mirë debatin se çështja e mandatit të deputetit varet vetëm nga ai dhe askush tjetër (përfshi edhe Lulzim Bashën) ka trazuar jo pak lidershipin e PD-së me shpresën se zgjidhja do të vinte nga vetë ai.

Situata në PD një ditë pas deklaratës së Berishës është bërë më e nderë. Në korridoret e saj nuk flitet për variante apo diversione të reja. Ata të paktë që kanë artikuluar distancimin nga Berisha diskutojnë me njeri-tjetrin vetëm në kafenetë larg selisë blu.

Gjithçka i është lënë faktit të kryer me shpresën e vetme se zgjidhja mund të vijë nga vetë Ambasada amerikane në Tiranë.

Sali Berisha e tha qartë se ai do të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, nëse ndaj tij do të paraqitet qoftë edhe një fakt i vetëm.

Në anën tjetër, Partia Demokratike (në mungesë të një vendimi politik të Lulzim Bashës) nuk mund të shpresojë as tek teknikalitetet ligjore që dikur i përdorte për të lënë jashtë ndonjë kundërshtar nga pala tjetër.

Spartak Ngjela komentoi në një status të gjatë në Facebook se zgjidhja do të vinte brenda shtatorit nga KQZ duke iu referuar ligjit për dekriminalizimin.

“Sot, në Shqipëri, ligji për Dekriminalizimin, nuk lejon që, personat e dëbuar nga Amerika si persona non grata, të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Fiks këtë, ka kërkuar edhe ambasadorja e Amerikës në Tiranë. Edhe Sali Berisha tani është një person i tillë, por me një tekst të rreptë diplomatik dhe juridik njëherësh, kundër tij…”, komenton Ngjela.

Para interpretimit që jep Ngjela, gurët për këtë çështje i kish lëvizur kohë më parë vetë PD-ja në rastin e Tom Doshit i shpallur edhe ky i fundit “non grata” nga SHBA.

Helga Vukaj anëtare e PD-së në Komisionin Rregullator i kërkoi (para zgjedhjeve) kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të mos kalonte në listën e kandidatëve për deputet, Tom Doshin, me argumentin se ai ishte “non grata” dhe për pasojë e kapte ligji për dekriminalizimin.

“…Duke qenë se dëbimi është ekuivalenti i moslejimit të hyrjes në një prej vendeve të përmendur më lartë, (BE, SHBA) aq më tepër kur ka fakte për këto raste, kërkesa të subjekteve politike pjesë e procesit zgjedhor dhe njëherësh kërkesa të njëpasnjëshme të përfaqësive diplomatike të vendeve partnere strategjike e me ndikim kryesor në organizatat ndërkombëtare, ku vendi ynë bën pjesë, apo do aderojë në të ardhmen (NATO, BE), kërkoj, zbatimin rigoroz dhe moslegjitimin e asnjë rasti që nuk plotëson pastërtinë e figurës..”, shkruante Helga Vukaj kërkesë që nuk u mor parasysh nga Celibashi i cili bëri një tjetër interpretim ligjor të ligjit për dekriminalizimin.

Rasti “Berisha” për pasojë nuk do të sillte ndonjë lëvizje të re nga KQZ, vetëm nëse për dosjen e tij do të ketë fakte shtesë.

Ndaj dhe për këdo në nivel drejtues në PD që nuk do ta shohë Sali Berishën në Kuvend, guri i vetëm për ta mbetet lëvizja nga Ambasada amerikane… Sepse vetëm për zgjidhjen që mund të vijë nga “Rruga e Elbasanit” po flitet sot në PD./SI

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In