• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kulture

Këndoi shqip “25 gershetat”! Ikona e muzikës greke Glikeria dhe Dasho Kurti koncert në Tiranë: Ja kur dhe ku do ta shikoni “live” pa biletë!

05/09/2021
in Kulture
A A
Këndoi shqip “25 gershetat”! Ikona e muzikës greke Glikeria dhe Dasho Kurti koncert në Tiranë: Ja kur dhe ku do ta shikoni “live” pa biletë!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Muzikanti i mirënjohur shqiptar në Greqi, Dasho Kurti, surprizon sërish. Në 15 shtator shoqëron këngëtaren e njohur greke Glikeria, në një koncert surprizë në amfiteatrin e Liqenit në Tiranë.

Si gjithmonë, me tone të ulta, modesti e shumë energji pozitive, Kurti ofron një tjetër bashkëpunim gjigand në shërbim të promovimit të paqes, harmonisë e miqësisë që lidh dy popujt tanë.

Në një bisedë ekskluzive për “DiasporaShqiptare.al” ai zbulon pak nga përpjekjet për koncertin, që ishte jo vetëm surpriza e radhës, por edhe një ëndërr shumëvjeçare që bëhet realitet në një kohë shumë të vështirë.

Dasho Kurti, në kohë pandemie udhëtoni me të madhen Glikeria drejt Tiranës…

Po, për mua mund të them se ishte një ëndërr që bëhet realitet. E kisha merak që kur bashkëpunoja me Jorgos Dalaras dhe me ndihmën e institucioneve përkatëse greke e shqiptare arritëm të shfaqim për publikun muzikdashës shqiptar atë koncert aq mbresëlënës. Atëherë mendoja sa mirë do ishte të këndonin të gjithë emrat e mëdhenj të pentagramit grek njëzëri me publikun shqiptar. Muzika vetëm bashkon, sjell mirësi, harmoni.

Megjithëse bashkëpunon prej shumë vitesh me këngëtaren Glikeria kjo është hera e parë që e sjell në atdheun tënd?

E vërtet, do të jetë hera e parë që do ngjitemi në skenë shqiptare së bashku. Ndjej shumë sadisfaksion dhe kam emocione të mëdha. Po ashtu kemi dhe shumë surpriza për publikun shqiptar.

Si u realizua kjo ide?

Mendoj se një rol të rëndësishëm luajti dhe fakti që këndoi shqip në programin televiziv të “Mega Channel”.

Në vijim na kontaktuan nga Bashkia e Tiranës, nga Ambasada e Greqisë në Tiranë. Në fakt, hezitoj pak në detaje se ne jemi vazhdimisht nëpër koncerte dhe koordinimin e bëj sa gjej pak kohë, përpiqem të jem korrekt me të gjithë, të kemi një rezultat sa më të mirë. Dua të them që të gjitha detajet e iniciatorëve, organizatorëve e institucioneve të implikuara do i referojmë shumë shpejt dhe saktë.

Cilat janë surprizat e radhës?

Dua t’i them publikut shqiptar se Glikeria dëshiron dhe do të këndojë në shqip. Madje, po përgatisim disa surpriza vërtet të mëdha e të papërsëritura për ne njerëzit e muzikës e të artit. Dhe se dëshirojmë vërtet ato pak orë të 15 shtatorit të gjithë të pranishmit të na rrëmbejnë tingujt muzikorë, të harrojmë për pak pandeminë e gjithçka.

Gjithashtu, duhet të them se ndjehem shumë i privilegjuar që po koordinoj për këtë koncert. Si nga kontakti dhe reagimi miqësor i përfaqësisë që Bashkisë së Tiranës, pasi koncerti përfshihet në kupolën e programit kulturor të Bashkisë, si diplomatët grekë në Tiranë, po edhe diplomatët e Shqipërisë në Greqi janë tepër mbështetës e të prirur për të ndihmuar.

Së shpejti do të vizitojmë dhe Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, presim të takohemi nga afër dhe me ambasadoren tonë znj.Luela Hajdaraga.

Në 15 shtator do të këndoni shqip në Tiranë. Ky është Dasho Kurti i skenës dhe surprizave. A ka diçka personale që do doje të përjetoje në këtë koncert?

Ah ju gazetarët. Çdo gjë akoma është në përgatitje e sipër. Por ka, ka diçka personale që do më ofronte sadisfaksion të madh. Do doja shumë në mes të publikut të ndodhej mësuesi im i muzikës, e di ai kush është. Ja të shohim…/Diaspora Shqiptare/

 

Share215Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In